Hyrje

Hyrje

Me përdorimin e kartelave pagesore përfitoni gjithçka që dëshironi sipas masës Suaj:

Kartelat debitore dhe kreditore të lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta për siguri në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV dhe MC Secure Code).

Aplikoni për kartela Mastercard Debit Contactless, Visa Electron, Mastercard Contactless, Mastercard Standard, Visa Classic, Visa Gold ose Mastercard World nëpërmjet aplikacionit onlajn.

Duke përdorur Bankingun elektronik, realizimi i transakcioneve Tuaja është më i lehtë dhe më i shpejtë.

Kartelat i keni në dispozicion për para të gatshme (kesh) 24/7 nëpërmjet rrjetit tonë të АТМ-ve.

3D Secure

3D SECURE SIGURI GJATË PAGESAVE NË INTERNET

Shfrytëzoni kartelat e Halkbank AD Skopje gjatë pagesave onlajn  dhe ndjehuni sigurtë!

Internet blerja e përditshme dhe shfrytëzimi i kartelave gjatë transakcioneve onlajn po rritet, duke marrë parasysh kujdesin dhe sigurinë për klientët tanë shfrytëzues të kartelave dhe me kënaqësi Ju informojmë se Halkbank AD Skopje po e implementon nivelin më të lartë të teknologjisë për rritjen e sigurisë gjatë blerjeve në internet.   

3D Secure protokoli bëhet i disponueshëm vetëm për kartelat debitore dhe kreditore Visa dhe Mastercard të lëshuara nga Halkbank AD Skopje të cilat janë të siguruara me çertifikata ndërkombëtare ‘’Verified by Visa’’ dhe ‘’Mastercard  SecureCode‘’ .

Cilat janë përfitimet nga protokoli 3D Secure?

Me implementimin e protokolit 3D Secure, kartelat Visa dhe  Mastercard të lëshuara nga Halkbank AD Skopje janë me standard më të lartë ndërkombëtar për mbrojtje në internet. Inkorporimi i protokolit dinamik 3D Secure, çdo shfrytëzues i kartelës së lëshuar nga Halkbank AD Skopje lirisht mund të lëshohet në blerjet në internet sepse i siguron nivel më të lartë të sigurisë për mbrojtje në internet.

Karakteristikat dhe funksionimi i protokolit 3D Secure?

Për çdo pagesë në internet me implementimin e sistemit 3D Secure konfirmohet autenticiteti dhe identiteti i shfrytëzuesit të kartelës. Kryhet verifikim plotësues i transakcioneve në internet dhe çdo shfrytëzues pranon  SMS porosi me OTP fjalëkalim për një përdorim (one time password )  në telefonin mobil të tij në momentin e realizimit të transakcionit.

Fjalëkalimi OTP është i nevojshëm për kompletimin e suksesshëm të transakcionit në internet. Futet fjalëkalimi dhe pastaj verifikohet autenticiteti i transakcionit.

Për realizimin me sukses të transakcioneve Tuaja duhet që të keni të përditësuar telefonin Tuaj mobil. Të njejtin mund ta përditësoni në degën më të afërt ose të lajmëroheni në Kontakt qendrën e Halkbank AD Skopje  24/7 në numrin e telefonit 02/3296-330

Shembull për transakcion e-commerce dhe si saktë të futet fjalëkalimi OTP:
*Pas futjes së numrit Tuaj të kartelës për të kryer transakcionin pranoni SMS me OTP fjalëkalim numerik për një përdorim  p.sh. ( 123456)

*Nëse pagesa është me kartelë Mastercard

E shkruani fjalëkalimin e pranuar OTP dhe klikoni në fushën

Konfirmo

*Nëse pagesa është me kartelë Visa

Cilat janë përparësitë për shfrytëzuesit e kartelave debitore dhe kreditore? 

Me protokolin 3D Secure të gjithë shfrytëzuesit e kartelave  Visa dhe  Mastercard të lëshuara nga Halkbank AD Skopje e kanë nivelin më të lartë të mbrojtjes gjatë pagesave në internet. Nëse pagesa në internet realizohet te tregtari i cili është 3D Secure certified, shfrytëzuesit janë të mbrojtur nga vjedhja e identitetit si dhe nga keqpërdorimi i të dhënave të kartelave (numri i kartelës, data e vlefshmërisë dhe kodi CVV2) .

Të gjithë tregtarët që janë  3D Secure  certified gjithmonë duhet ti kenë këto shenja dhe rekomandojmë që të gjithë shfrytëzuesit e kartelave debitore dhe kreditore të Halkbank AD Skopje ti preferojnë internet shitoret me këto shenja gjatë pagesave në internet.

Përdorimi i protokolit 3D Secure është falas për të gjithë shfrytëzuesit e kartelave debitore dhe kreditore të lëshuara nga Halkbank AD Skopje dhe në mënyrë të sigurtë mund të kryejnë pagesa në internet kudo nëpër botë.

Мanual përdorimi

UDHËZIM PËRDORIMI PËR KARTELAТ

Informacione të sigurisë për kartelat

  • Nënshkruani kartelën Tuaj në pjesën për nënshkrim menjëherë pas marrjes së kartelës.
  • Me kujdes kontrolloni faturat mujore për kartelat Tuaja kreditore madje edhe nëse nuk e keni shfrytëzuar kartelën ndonjë muaj. Në rast kur ka dyshim se ndonjë transakcion nuk është bërë nga ana Juaj, menjëherë na informoni ose vizitoni degën tonë më të afërt që të kontrollohet vlefshmëria e transakcionit.
  • Ju lusim që me kohë të njoftoni Bankën për ndryshimet Tuaja personale (mbiemër, adresë, telefon etj).
  • Me kujdes respektoni proceset gjatë pagesave me kartelat Tuaja dhe insistoni që menjëherë kartela tu jepet pas përfundimit të transakcionit.
  • Ruajeni kopjen e vërtetimit për transakcionin e realizuar.
  • Mos e zbuloni numrin e kartelës Tuaj përmes telefonit përveç nëse nuk bisedoni me ndonjë person të autorizuar të Bankës.
  • Mos e zbuloni PIN kodin Tuaj dhe ruajeni veçmas nga kartela juaj.
  • Para përdorimit të kartelës në bankomat, sigurohuni se nuk ka njeri pas jush.
  • Respektoni udhëzimet e shënuara në ekranin e bankomatit. 
  • Mos pranoni ndihmë nga ndonjë person tjetër derisa e përdorni kartelën në bankomat. 
  • Nëse nuk jeni të sigurtë për vlefshmërinë e ndonjë bankomati, menjëherë lëshoni lokacionin.
  • Në rast se kartela juaj vidhet ose humbet, menjëherë lajmërohuni në këto numra të telefonit 02/3296-330 ose në email help24@halkbank.mk.
  • Kontrolloni vlefshmërinë e kartelës suaj. Kur kartela skadon Banka automatikisht e rijep kartelën e re. Kartelën e re të ridhënë mund ta merrni në fund të muajit kur e vjetra skadon.
  • Kini kujdes për sigurinë e kartelës suaj kreditore. Mos e ekspononi në vende ku mund të vidhet dhe mos ua jepni personave të tjerë.
  • Nëse tre herë e gaboni pin kodin, kartela Juaj kreditore do ju merret.
  • Për tërheqjen e saj të sërishme, ju lusim të drejtoheni në Bankë.
  • Gjatë shfrytëzimit të bankomatit, nëse nuk i tërhiqni mjetet brenda 20 sekondave, bankomati për arsye sigurie do ti tërhjek mbrapa.
  • Ruajeni raportet e bankomateve dhe krahasoni ato me faturën e pranuar nga Banka. Nëse ndonjë shumë nuk është e saktë ose ekziston dyshim, ju lusim që menjëherë të njoftoni Bankën.
  • Kryeni kontrolle të vërtetimeve të transakcioneve të realizuara dhe shumave të POS terminaleve që i shfrytëzoni për pagesë me qëllim që të konfirmoheni për transakcion e rradhës. 

Pagesat në internet – blini te tregtarë për të cilët keni informacione se ekzistojnë.

Mos shkruani të dhënë për PIN-in. Sigurohuni që të dhënat e futura të kartelës Suaj janë të mbrojtura para realizimit të transakcionit.

Në këndin e majtë të veb faqes do duhej të ekziston simboli lock ose caps lock çka konfirmon se faqja është e sigurtë. Gjithmonë lexoni Procedurën për dorëzim në veb faqen ku e kryeni transakcionin.

Informohu për

Trego
Nevojën tënde!

Informohu për

KURSIM PËR FËMIJË

Kurse
për fëmijët tuaj

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara. | Politika e privatësisë | Politika e cookies