Karakteristikat
Kurseni kohën dhe paratë Tuaja duke shfrytëzuar Biznes kartelën kreditore të Halkbank AD Skopje.
Organizoni dhe menaxhoni me biznesin Tuaj në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurtë.
Kartela kreditore Visa Business është kartelë kreditore ndërkombëtare për persona juridikë. Kartela mund të përdoret për blerjen e mallrave dhe shërbimeve (akomodim në hotel, udhëtime, blerje të pajisjeve..) në vend dhe jashtë vendit si dhe për transakcione në internet (rezervime të hotelit, onlajn blerje të biletave të avionit etj).
Kartelat debitore dhe kreditore të lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta të sigurisë në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV dhe MC Secure Code).
Nëse nuk jeni shfrytëzues i kartelës kreditore Visa Business mund të aplikoni përmes aplikacionit ose në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje.
Nëse do dëshironit të jeni të informuar për çdo transakcion Tuajin përmes SMS porosisë, Ju lusim të plotësoni dhe dorëzoni Aplikacionin për SMS info deri te dega më e afërt e Halkbank AD Skopje.