Karakteristikat

Karakteristikat

TRANSFERTË TË SHPEJTË TË PARAVE (WESTERN UNION)

Më shpejtë drejt çdo anë të botës.

Me Western Union Ju ofrojmë mundësinë për transfertë të shpejtë të parave nëpërmjet Degëve të Halkbank!

HALKBANK AD Skopje është agjent i autorizuar i Western Union për territorin e Republikës së Maqedonisë.

Thjeshtë dhe sigurtë pranoni dhe dërgoni para të gatshme nëpër tërë botën! Western Union në Maqedoni punon vetëm me EUR.

Shërbimi Western Union është në dispozicion nëpërmjet 38 pikave, në çdo Degë të Halkbank AD Skopje.

38 Degët shpejtë dhe në mënyrë efikase do ti dërgojnë mjetet Tuaja deri te destinacioni i dëshiruar.

Shërbimi për tërheqjen e mjeteve është në dispozicion edhe gjatë orëve të pasdites nëpërmjet Degës në Ramstor Mall, çdo ditë deri në ora 22:00!

Me Halkbank jeni më shpejtë në çdo anë të botës! Vizitoni degën më të afërt të Halkbank dhe bëhuni pjesë e përrallës së suksesshme të Western Union.

Tarifa e Vestern Union

Përparësitë

Përparësitë

Dërgimi i parave:

  • Thjeshtë, ejani deri te njëra prej lokacioneve të Halkbank AD Skopje dhe plotësoni formularin për dërgimin e parave.
  • Dorëzoni formularin e plotësuar operatorit, me çrast merrni vërtetim me numër kontrollues.
  • Njoftoni pranuesin mbi transfertën (kush i dërgon paratë, çfarë shume dhe domosdoshmërisht edhe numrin kontrollues).
  • Paratë mund të arkëtohen në të njëjtin moment, personit që keni evidentuar si pranues.

Pranimi i parave:

  • Konfirmoni se paratë janë dërguar nëpërmjet agjentit të Western Union.
  • Dërguesi duhet të ju njoftojë për kohën dhe shumën e dërgimit të parave.
  • Pasiqë të njoftoheni mbi transfertën, ejani në njërin prej lokacioneve të Halkbank AD Skopje. Konfirmoni identifikimin tuaj dhe plotësoni formularin për tërheqjen e parave.
  • Në rast se të dhënat e transfertës përputhen me të dhënat e identifikimit personal, njëashtu numri kontrollues është i saktë, paratë do ju arkëtohen në të njëjtin moment.

Dokumente të identifikimit me të cilët mund të tërhiqni ose dërgoni mjete janë vetëm letërnjoftimi i vlefshëm ose pasaporta për rezidentët respektivisht pasaporta e vlefshme për jorezidentët.

Vërejtje

Vërejtje

Transferta nuk do të realizohet nëse:

  • Dokumenti i identifikimit është me afat të skaduar
  • Transferta nuk është në emrin tuaj
  • Në të dhënat për emrin dhe mbiemrin mungon apo është shënuar edhe një mbiemër ( nëse keni dy mbiemra ose emrin e babait )

Kufizimet ligjore

  • Shuma maksimale cila mund të dërgohet nga Maqedonia drejt një shteti tjetër është 2.500,00 euro për një person fizik për një muaj
  • Shuma maksimale cila mund të tërhiqet në Maqedoni është 5.000,00 euro në ditë për një person fizik

VëREJTJE:

Nëse paratë i tërhiqni/dërgoni nga çdo vend tjetër, jshtë atyre lokacioneve të përmendura, HALKBANK nuk merr asnjë përgjegjësi dhe as nuk pranon asnjë lloj reklamacioni për atë transfertë.

Për më shumë informacione lajmërohuni në 02/ 31 31 889

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara. | Politika e privatësisë | Politika e cookies