Përgjithësuar

Dokumentet e dërguara në Inkaso (pagesë) janë instrument për eksportuesit, veçanërisht për transportin tejdetar, duke marrë parasysh karakteristikat e Konosmanit – Lista e ngarkesës së Anijes.

Roli i Bankës si ndërmjetës neutral është në zbatimin e kushtit që dokumentacioni të lirohet vetëm pas pagesës së bërë. Pasiqë blerësit i nevojitet dokumantacioni komercial që të tërhjek mallin dhe të bëhet pronar i saj, kurse shitësi nuk dëshiron ta lirojë dokumentacionin para se të realizohet pagesa, Banka si ndërmjetës e merr mbi vete obligimin ti përmbahet instrukcioneve të marra nga shitësi në aspektin se si dhe kur do të lirohet dokumentacioni për ti dorëzuar blerësit.

Dokumentet në Inkaso nënkuptojnë blerje të dokumentacionit të prezantuar me ndërmjetësimin e Bankës, nga ana e eskportuesit, me çrast mundësohet pagesë dhe përcjellje e shpejtë dhe efikase e importit/eksportit të mallit me anë të përvetësimit të njëkohshëm të dokumentacionit për trajtim të mëtutjeshëm të mallit. Banka si ndërmjetës mundëson përputhshmëri të pagesës dhe pranimit të dokumentacionit.

Për qëllimet e rregullativës dhe përputhjen mbi trajtimin me dokumentacionin Oda tregtare ndërkombëtare ka publikuar Publikacionin nr. 522, Rregulla të unifikuara për dokumentet në Inkaso (URC 522).

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara. | Politika e privatësisë | Politika e cookies