HALKBANK Turqi (Turkiye Halk Bankası A.Ş.)
Halkbank u themelua në vitin 1938 për të mbështetur artizanët, tregtarët dhe për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik, duke u bërë kështu më tej një nga markat në rritje të qëndrueshme, të themeluara mirë, pioniere dhe të njohura të Republikës së Turqisë.
Halkbank ka qenë një pishtare e zhvillimit të sektorit bankar turk për 83 vjet, dhe vazhdon misionin e saj për të mbështetur sektorin real në Republikën e Turqisë.
Banka u ofron klientëve të saj një përvojë unike bankare me 1.017 degët e saj në vend, 6 degë jashtë vendit, 1 drejtori, 3 përfaqësi të huaja, 4.060 bankomatë dhe banking celular dhe online me teknlogjinë më të lartë.
Në përputhje me rëndësinë e saj për markën, ajo vendos njerëzit - klientët, tregtarët, fermerët, pronarët e bizneseve të vogla, të mesme ose të mëdha dhe të punësuarit, duke theksuar se arsyeja e ekzistencës së saj është t'i mbështesë ata me mundësi financiare, në kohë të mira ose të këqija.
Banka konsiderohet si një udhëheqëse e tregut në mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Halkbank është gjithashtu mbështetësja më e madhe e ekonomisë së Republikës së Turqisë dhe konsiderohet si një nga markat më të suksesshme dhe më të forta në tregun turk.
www.halkbank.com.tr