SmartSend

SmartSend - Më bëj zile në llogari!

Shërbimi SmartSend ju lejon të transferoni lehtësisht fonde me një klikim në një kontakt nga lista e emrave të telefonit tuaj që ka një llogari aktive në Halkbank dhe një shërbim Smart Send të aktivizuar me sukses.

Është dedikuar për persona fizikë me një llogari aktive transaksioni dhe përdorues të bankingut elektronik dhe celular.

Shërbimi i ofruar mund të përdoret përmes aplikacionit celular të Halkbank AD Skopje dhe përmes versionit në internet për banking elektronik.

  1. 1. Duke zgjedhur fushën SmartSend përmes aplikacionit bankar elektronik ose celular, ju aktivizoni shërbimin duke konfirmuar llogarinë tuaj të transaksionit dhe numrin e telefonit.
  2. 2.Për të bërë një transaksion përmes shërbimit SmartSend, duhet të futni shumën që dëshironi të transferoni dhe të zgjidhni një kontakt nga lista e emrave në telefonin tuaj dhe të konfirmoni transaksionin.

* Kontakti nga lista e emrave të telefonit tuaj duhet të ketë një llogari aktive në Halkbank dhe shërbim të aktivizuar SmartSend me numrin celular që është i lidhur me e-banking që transaksioni për pagesa dhe marrjen e fondeve të jetë i suksesshëm.

Përgjithësuar

DEGA JUAJ E VOGËL

Për qasje më të lehtë dhe më të shpejtë te shërbimet e Halkbank AD Skopje për persona fizikë është përgatitur aplikacion mobil i cili është falas për të gjithë klientët tanë.

Duke marrë parasysh përdorimin masiv të pajisjeve mobile (telefonë, tableta) në jetën e përditshme, ky aplikacion Ju mundëson që në çdo kohë dhe vend të keni qasje në llogaritë tuaja dhe të kryeni transakcione në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Hyrja në aplikacion bëhet përmes emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit të cilat përdoren për hyrje në servisin e-banking.

Nëse nuk jeni shfrytëzues i bankingut elektronik të Halkbank, mund të aplikoni në degën më të afërt.

Përparësitë

Aplikacioni mundëson

Aplikacioni mobil për banking elektronik mundëson më shumë shërbime:

  • qasje në llogaritë
  • qasje në kartelat pagesore
  • qasje në kreditë – lista e kursit
  • kryerje të pagesave përmes përdorimit të urdhërpagesave PP30 dhe PP50 nga llogaria juaj transakcionale
  • mundësi për krijimin e shablloneve tuaja për pagesa – punët këmbyese
  • lokalizim të bankomatëve dhe degëve më të afërta – ndryshim të fjalëkalimit
  • 24/7 kontakt përmes telefonit me bankën
  • Shkarkimi i një plani amortizimi nga kredia në formatin PDF
  • Udhëzime për kryerjen e pagesave në valutë të huaj
  • Statusi i kartave - Aktive/Bllokuar

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Aplikacionin

Aplikacioni mund të përdoret në tabletë dhe pajisje mobile me sistem operativ iOS dhe Android. Mundeni falas ta shkarkoni nga App Store për pajisjet IOS ose nga Play Store për pajisjet Android.

    

Smart Kesh

SMART KESH

Tërheqja e parave të gatshme nga ATM-të e Halkbank AD Skopje pa përdorimin e kartelës.

Dedikuar për persona fizikë me llogari transakcionale aktive dhe kartelë debitore. Shërbimi i mundësuar mund të përdoret përmes bankingut elektronik dhe aplikacionit mobil.

Shërbimi mundëson fleksibilitet më të madh gjatë shfrytëzimit të parave të gatshme nga ana e shfrytëzuesve të bankingut elektronik të Bankës si dhe nga ana e të afërmëve të tyre ose personave të tretë, për të cilën vendos klienti.

Celulari i shfrytëzuesit të bankingut elektronik shndërrohet në pajisje për tërheqjen e parave të gatshme ose, pajisje për dërgimin e parave të gatshme personave të tjerë, të cilët edhe nuk duhen të jenë klientë të Halkbank.

Duke zgjedhur fushën SMART KESH përmes bankingut elektronik ose aplikacionit mobil e gjeneroni kodin 10 shifror i cili duhet të përdoret në ATM-të e Halkbank në kohëzgjatje prej 12 orëve.

Tërheqja e parave të gatshme pa kartelë tash është lehtë dhe në disa hapa.

*Udhëzim për Smart Kesh

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara. | Politika e privatësisë | Politika e cookies