Qasja ndaj qëndrueshmërisë

Duke pasur parasysh rolin ndërmjetës dhe ndikimin në industritë e tjera, bankat janë jashtëzakonisht të rëndësishme në arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, respektivisht në arritjen e një të ardhme të ekuilibruar dhe të qëndrueshme.

Te ne në Halkbank, qëndrueshmëria është e rrënjosur thellë në kulturën tonë korporative. Qëndrueshmëria ka qenë gjithmonë një parim themelor për Bankën dhe një masë e suksesit të kompanisë dhe një nga qëllimet afatgjata për një rritje të qëndrueshme dhe mirëqenie sociale. Ne jemi të vetëdijshëm se zbatimi i praktikave të qëndrueshme, qofshin të mëdha apo të vogla, mund të kenë impakte të rëndësishme në planin afatgjatë.

Për më tepër, ne përpiqemi të bëhemi një kompani më e qëndrueshme duke maksimizuar ndikimin pozitiv që kemi mbi të gjitha palët me interes. Ne i shtojmë jo vetëm vlerë financiare shoqërisë por edhe vlerë përmes punës dhe shërbimeve tona që u mundësojnë klientëve tanë të përvetësojnë praktika më të qëndrueshme biznesi dhe të krijojnë produkte, teknologji dhe shërbime më të qëndrueshme.

Strategjia jonë e qëndrueshmërisë është e ndërtuar mbi katër shtylla: një kompani e suksesshme dhe përsosmëri profesionale, njerëz, mjedis jetësor dhe komunitet. Kjo strategji i mban gjallë ambiciet tona dhe na ndihmon të shtojmë vlerë të qëndrueshme në shoqëri.

Suksesi i kompanisë është sigurisht i rëndësishëm jo vetëm nga pikëpamja e aksionarëve dhe të punësuarve, por edhe nga këndvështrimi i klientëve dhe shtetit në tërësi. Puna e suksesshme siguron besim, stabilitet dhe siguri që pasqyrohet si në përdoruesit e shërbimeve ashtu edhe në të gjithë sistemin bankar dhe financiar në vend. Pikërisht për këtë, Halkbank përpiqet nga viti në vit të japë rezultate të shkëlqyera financiare, dhe kështu të rritet dhe shtohet vlera e saj. Në më pak se një dekadë, si banka me rritjen më të shpejtë, Halkbank ka arritur të bëhet banka e katërt më e madhe në vend dhe të futet në grupin e bankave të rëndësishme sistemore.

Në të njëjtën kohë, përsosmëria profesionale është baza e punës sonë, përmes produkteve që krijojmë, mënyrës së punës dhe sjelljes së punonjësve tanë. Halkbank si një institucion financiar modern është një nga udhëheqësit në pranimin dhe zbatimin e trendeve të reja teknologjike dhe të informacionit në aktivitetet e saj, duke siguruar kështu klientëve shërbimet më të shpejta, më moderne dhe më të besueshme. Ne promovojmë, edukojmë dhe mbështesim përdorimin e kanaleve alternative të punëve bankare përmes mekanizmave të ndryshëm. Lehtësia, disponibiliteti, efikasiteti dhe shpejtësia e përdorimit të platformave elektronike dhe celulare janë në vetvete stimuj të mjaftueshëm për të orientuar klientët kah bankingu digjital. Është gjithashtu një rrugë për të arritur një nga qëllimet për të cilat duhet të përpiqemi, "mbeturina zero".

Halkbank gjithashtu kujdeset edhe për politikën e përkushtimit ndaj klientit. Edhe kjo njihet, nga vetë klientët, por edhe më gjerë. Ndoshta kjo është arsyeja pse revista e njohur Global Finance e quajti Halkbank si Bankën më të mirë për punë me popullsi.

Slogani ynë „Të rëndësishëm janë njerëzit” është në fakt një porosi e përmbledhur e Halkbank për të gjithë aktivitetet afariste dhe strategjinë korporative. Ne do të vazhdojmë me zhvillimin tonë të infrastrukturës teknologjike dhe operacionale me burimet tona njerëzore përmes modernizimit dhe trajnimit të vazhdueshëm, duke e bërë rritjen e ekuilibruar të përqendruar në efikasitetin si qëllimin tonë kryesor.

Halkbank është një kompani me përgjegjësi shoqërore që është e përkushtuar në përmirësimin e kushteve në kulturë dhe sport, ruajtjen e mjedisit dhe në përgjithësi në rritjen e të mirës së përbashkët për njerëzit. Dhe kjo është arsyeja pse ndihmon me vetëmohim në realizimin e projekteve të ndryshme të kësaj fushe. Theks i veçantë në aktivitetet tona kanë praktikat e gjelbra, duke mbështetur kompanitë me projekte mjedisore siç janë energjia e rinovueshme, efikasiteti energjetik, zvogëlimi i mbeturinave dhe të tjera që kontribuojnë në mbrojtjen e natyrës, duke mbështetur projekte ECO për komunitetin, por gjithashtu drejtpërdrejt me anë të aktiviteteve tona që zhvillohen përmes platformës HalkEco.

Banka jonë do të vazhdojë në të ardhmen me aktivitetet e saj në dritën e parimeve të përbashkëta dhe do të jemi një katalizator për ndryshime që do të përpiqet të përdorë fuqinë e saj për ta bërë së bashku botën një vend më të mirë, më të qëndrueshëm dhe më të gjelbër.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara. | Politika e privatësisë | Politika e cookies