Pyetje
Kush mund të aplikojë për pako studentore:
Pakoja studentore është dedikuar për të gjithë studentët të moshës nga 18 deri 24 vjet.
Si mund të aplikohet për pakon :
Për pakon studentore mund të aplikoni në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank ose onlajn përmes aplikacionit tonë.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar:
-Kërkesë e plotësuar për pako studentore
-Fotokopje të letërnjoftimit
-Indeks të vlefshëm
Vlefshmëria e kartelës debitore Visa PayWave :
Vlefshmëria e kartelës është 3 vite me mundësi për ridhënie.