Karakteristikat

KARAKTERISTIKAT

Gjithmonë në avantazh !

Visa Platinum kartelë ekskluzive debitore dedikuar për persona fizikë e cila është e ndërlidhur me llogarinë transakcionale.

Kartela e parë Visa Platinum e lëshuar në Republikën e Maqedonisë, pjesë e klubit premium të Halkbank AD Skopje.

Visa Platinum është kartelë ndërkombëtare dedikuar për transakcione pa kesh, e cila mbështet pagesa përmes internetit dhe mundësi për shfrytëzimin e mjeteve tuaja të disponueshme 24/7.

Mundësi për transakcione pa kesh për të cilat nuk ka nevojë për pin dhe pin autorizim dhe autorizim për nënshkrim personal për transakcione deri në limitin e përcaktuar nga Banka (2.000,00 mkd) ose deri në limitin për pagesa pa kesh të vendosur në terminalin i cili pranon kartela pa kontakt.

Përdorimi i kartelës është pa komision për pagesa në rrjetin tregtar dhe pa komision për tërheqjen e parave të gatshme (kesh) nga bankomatët e Halkbank AD Skopje dhe nga bankomatët jashtë vendit. Visa Platinum e lëshuar nga Halkbank AD Skopje i posedon standardet më të larta për siguri për pagesa përmes internetit (3D Secure - Verified by Visa – VbV).
Për kartelën debitore Visa Platinum mund të aplikoni në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank ose onlajn përmes aplikacionit tonë. Për të qenë të informuar për çdo transakcion tuajin përmes SMS info mund ta plotësoni aplikacionin për sms info ose ta dorëzoni në degën më të afërt të Halkbank AD Skopje ose në e-mailin: help24@halkbank.mk

Përparësitë

PËRPARËSITË

Gjithmonë në avantazh !

Si shfrytëzues i kartelës Visa Platinum keni mundësi për shfrytëzimin e përparësive dhe privilegjeve në vend dhe jashtë vendit.

  • Tërheqje të parave të gatshme (kesh) pa kompenzim jashtë vendit.

Mundësi për shfrytëzimin e 1,9 milionë bankomatëve nëpër botë.

  • Bëheni pjesë e Klubit Premuim
  • Pagesa të sigurta - Në 10.000.000 pika të shitjes nëpër botë
    • 3D Secure - Verified by VISA
    • Teknologji Pаy Wave
  • SMS info pa kompenzim

Jini të informuar për çdo transakcion dhe për gjendjen e llogarisë.

  • Bankingu elektronik dhe M-banking pa kompenzim.

Planifikim dhe monitorim të financave tuaja


Qasje në më shumë se 1200 sallone biznesi në mbarë botën përmes aplikacionit Visa Airport Companion.

  


Të gjithë shfrytëzuesit e kartelës debitore Visa Platinum kanë privilegje dhe përparësi plotësuese të mundësuar nga Visa.

Komisionet

KOMISIONET

Tarifa për përgatitjen e kartës bazë 700,00 mkd
Tarifa për përgatitjen e një karte shtesë 700,00 mkd
Tarifa për Ridhënien e kartës bazë/shtesë 200,00 mkd
Tarifa për Ridhënien e kartës bazë/shtesë para skadimit të afatit (e dëmtuar/e humbur) 300,00 mkd
Tarifa për përgatitjen urgjente të kartës  800,00 mkd
Tarifa për ankesë të pabazuar  800,00 mkd
Anëtarësimi vjetor për kartën bazë Viti i parë pa kompensim *Secili vit pasues 700,00 mkd
Anëtarësimi vjetor për kartën shtesë Viti i parë pa kompensim *Secili vit pasues 700,00 mkd
Raport llogarie nga bankomatët e Halkbank Pa kompensim
Tërheqja e parave nga bankomatët e Halkbank Pa kompensim
Tërheqja e parave nga bankomatët e bankave të tjera në RM 3% min. 200,00 mkd
Tërheqja e parave nga bankomatë të tjerë jashtë vendit  Pa kompensim
Tërheqje parash nga sportelet e Halkbank Sipas tarifës së përgjithshme
Tërheqje parash nga sportelet e bankave të tjera  3% min. 200,00 mkd
Bllokimi i kartës me kërkesë të klientit përmes Help 24, email-it ose me shkrim Pa kompensim
Zhbllokimi i kartës me kërkesë të klientit përmes Help 24, email-it ose me shkrim 200,00 mkd
Vendosja e PIN-it  Pa kompensim
Ndryshimi i PIN-it në sportel 150,00 mkd
Interesi aktiv mbi mbitërheqjen, interesi penal për mbitërheqjen në gjendjen e llogarisë, interesi pasiv Sipas vendimit për normat e interesit

Pyetje

PYETJE

Si mund të aplikohet për kartelë Visa Platinum?

Mund të aplikoni onlajn përmes ueb faqes së Halkbank ose në degën më të afërt të Halkbank.

Si mund ti shfrytëzoj privilegjet e Klubit Premium me kartelën Visa Platinum?

Klubi Premium paraqet program unikal të Halkbank në bashkëpunim me partnerët e saj me qëllim të mundësimit të vlerës më të madhe. Duke paraqitur kartelën Visa Platinum Ju sigurohen privilegje dhe zbritje shtesë në vende unikale të shitjes. Duhet që ta tregoni kartelën tuaj Visa Platinum para se të kërkoni kuponin fiskal.

A lejon karta Visa Platinum qasje në sallonet e biznesit?

Ju duhet ta regjistroni kartën tuaj Visa Platinum në aplikacionin Visa Airport Companion​.

Si funksionon hyrja në sallonet e biznesit?

Prezantoni kodin tuaj QR nga aplikacioni te stafi i sallonit.

Si mund ta di se cilat sallone janë të disponueshme për qëndrim?

Në seksionin "Eksploro" të aplikacionit, mund të kërkoni për sallone të disponueshme duke zgjedhur aeroportin ose vendin tuaj të dëshiruar. Ekrani kryesor përfshin gjithashtu një shkurtore për listën e salloneve.

Visa Platinum kartela debitore pa kontakt, deri në çfarë shume mund të kryhet transakcion pa kontakt?

PIN autorizim dhe autorizim me nënshkrim personal nuk ka nevojë për transakcione të limituara deri 2.000,00 mkd ose deri në limitin për pagesa pa kontakt të vendosur në terminalin që pranon kartela pa kontakt.

Vlefshmëria e kartelës ?

Vlefshmëria e kartelës është 5 vite me mundësi për ridhënie

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara. | Politika e privatësisë | Politika e cookies