Përparësitë
Qiramarrësi i arkës mund të autorizojë person tjetër fizik në moshë madhore për shfrytëzimin e arkës. Nëse qiramarrësi i arkës dëshiron të autorizojë person fizik të mitur për shfrytëzimin e arkës, duhet që Bankës ti dorëzojë deklaratë të shkruar për pajtueshmëri mbi disponimin me arkën. Autorizimi pushon të vlejë nëse kërkohet ose në rast vdekje të qiramarrësit ose në rast të prishjes së kontratës për qiramarrje të arkës
Sekret i garantuar i të dhënave
Përmbajtja e arkës është me fshehtësi të garantuar.
Të dhënat mbi qiramarrësin e arkës janë sekret afarist për Bankën.
Të dhënat publikohen vetëm me kërkesë me shkrim nga Gjykata, nëse kundër qiramarrësit është inicuar procedurë.
Pagesa për qiramarrje
Shumën e qirasë, qiramarrësi është i detyruar t'a paguaj që përpara për periudhën e dhënë të qiramarrjes dhe ajo varet nga madhësia e arkës.
Në rast të prishjes së parakohshme të kontratës për qiramarrje të arkës, qiramarrësi nuk ka të drejtë në kthim të pjesshëm të qirasë së paguar që më parë.
Vonimi me pagesën e qirasë
Në rast se qiramarrësi nuk paguan qiranë edhe pas vërejtjes së parë, Banka dërgon vërjejtje të dytë me vërtetim kthimi. Nëse qiramarrësi edhe pas pranimit të vërejtjes së dytë nuk paguan qiranë, Banka i dërgon dorëheqje të shkruar të kontratës për qiramarrje të arkës dhe për herë të fundit e thirr të paguaj qiranë e mbetur, të zbraz arkën dhe ta kthejë çelësin. Nëse qiramarrësi edhe përtej kësaj nuk paguan qiranë dhe nuk kthen çelësin, Banka dorëzon në Gjykatë propozim për hapje gjyqësore të arkës.
Revokimi i kontratës për qiramarrje të arkës
Qiramarrësi mund t'a prish kontratën për qiramarrje të arkës nëse qiraja është paguar në momentin e prishjes. Qiramarrësi duhet që para se ta zbraz arkën t'a kthejë çelësin.
Banka mund t'a prish kontratën për qiramarrje të arkës në këto raste:
- Nëse qiramarrësi nuk paguan qiranë në afat prej një muaji pas pranimit të vërejtjes së parë
- Nëse qiramarrësi në arkë ruan sende që nuk duhet të ruhen.