Pyetje
PYETJET MË SHPESH TË PARASHTRUARA
Si mund të aplikoj për kartelë kreditore?
Duhet të vizitoni degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje ku do duhet të vlerësohet aftësia juaj kreditore dhe ku do mundeni të tërhiqni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim ose onlajn përmes Aplikacionit.
Dokumentacioni i nevojshëm?
- Aplikacion për kartelë kreditore të plotësuar nga shfrytëzuesi dhe punëdhënësi
- Ekstrakt nga llogaria për tre muajtë e fundit
- Kopje të letërnjoftimit
- Debitim direkt
- Për institucione private në mënyrë plotësuese duhet edhe: formulari М1/М2 i vërtetuar nga punëdhënësi
Deri në çfarë shumë mund të kryej transakcion pa kontakt?
PIN autorizimi dhe autorizimi me nënshkrim personal nuk është i nevojshëm për transakcione deri në lartësinë e limitit të caktuar nga Banka (2.000,00 mkd ) ose deri në limitin për pagesa pa kontakt i vendosur në terminalin që mbështet kartela pa kontakt.
Si mund të paguani borxhin e kartelës kreditore (automatikisht)?
Nëse jeni pranues i rrogës në Halkbank AD Skopje, mund të nënshkruani debitim direkt me të cilin automatikisht çdo muaj do ju tërhiqen mjete nga llogaria juaj për shlyerjen e borxhit nga kartela kreditore me çka kurseni edhe kohë. Shuma minimale e borxhit duhet të paguhet deri në ditën e 10 të muajit.
Sa zgjat procedura për dhënien e kartelës së re?
Me aprovimin e kërkesës, procedura për dhënien e kartelës zgjat 2 ditë pune që kartela të dorëzohet deri te dega ku shfrytëzuesi ka vendosur që ta tërhjek, dhe për të njejtën do të informoheni me anët të SMS porosisë.
Si mund të siguroj faturë për kartelën kreditore përmes e-mailit?
Duhet vetëm që ti njoftoni kolegët në degë/ekspoziturë për e-mail adresën në të cilën dëshironi të pranoni faturat që të përditësohet e dhëna dhe të dorëzohet faturë çdo muaj deri te adresa e dhënë.
PYETJET MË SHPESH TË PARASHTRUARA PËR PROGRAMIN LOUNGE KEY
Kush mund ta shfrytëzojë kartelën Mastercard World për qasje në Lounge Key?
Poseduesi i kartelës Mastercard World ka privilegjin ti shfrytëzojë beneficionet e programit Lounge Key duke paraqitur kartelën bashkë me bording kartën e tij dhe dokumentin e identifikimit (letërnjoftim/pasaportë).
Kartela Mastercard World është edhe më tej valide, por nuk mund të kem qasje në Lounge Key?
Ju lusim të kontaktoni Bankën dhënëse të kartelës - Halkbank AD Skopje .
A mund ti gëzoj beneficionet e Lounge Key nëse kartelën Mastercard World nuk e mbaj me vete?
Gjithmonë duhet të paraqitni kartelën personave përgjegjës që t’ju mundësojnë qasje Lounge Key.
Kartelën Mastercard World ma kanë vjedhur, a mund ti gëzoj beneficionet e Lounge Key derisa të ma japin kartelën e re?
Kartela duhet të jetë ridhënë dhe ta paraqitni personave përgjegjës që t’ju mundësojnë qasje Lounge Key.
KUJDESI PËR SHFRYTËZUESIT
Më janë tërhequr mjete nga kartela Mastercard World derisa kam qenë në LoungeKey, ndërsa jam i njoftuar se nuk duhet. Ku të drejtohem?
Ju lusim të kontaktoni bankën dhënëse të kartelës për mjetet e tërhequra nga kartela.
Nuk isha i kënaqur nga shërbimi në LoungeKey, ku mund të parashtroj ankesë?
Lëvdatat dhe ankesat tuaja mund ti dërgoni deri te Banka dhënëse e kartelës dhe të definoni saktë se për cilin Lounge Key bëhet fjalë.
KUSHTET NË LOUNGEKEY
A mundet person i mitur/fëmijë të hyjë në LoungeKey ?
Në shumicën e aeroporteve është e lejuar hyrja e personave të mitur/fëmijëve në LoungeKey, por për siguri më të madhe kontrolloni Lounge Key konkret përmes mundësisë për kërkim në faqen zyrtare www.loungekey.com/halkbankmk
A është e kufizuar koha për prezencë në LoungeKey?
Në çdo LoungeKey ka rregulla të ndryshme për kohën që mund ta shfrytëzoni. Për më shumë informacione Ju lusim të kontrolloni Lounge Key konkret përmes mundësisë për kërkim në faqen zyrtare www.loungekey.com/halkbankmk
si të lokalizosh një LOUNGEKEY?
Nuk mund ta gjej lokacionin e LoungeKey konkret- Si ta gjej më lehtë lokacionin?
Ju lusim të kontrolloni lokacionin përmes mundësisë për kërkim në faqen zyrtare www.loungekey.com/halkbankmk
Vallë me kartelën me të cilën mund të vizitoj LoungeKey më është mundësuar edhe qasja prioritare për fluturimin?
Me kartelën Ju është mundësuar vetëm qasja deri te LoungeKey konkret.