Pyetje
Çka është aplikacioni HalkPay?
HalkPay është aplikacioni i ri celular i Halkbank i cili mundëson pagesa të lehta, të shpejta dhe të sigurta përmes aparatit celular me sistem operativ ,,Android‘‘. I njëjti aplikacion është në dispozicion për përdorim nga ana e të gjithë klientëve të Halkbank që kanë kartelë pagesore MasterCard / Visa, të lëshuar nga Halkbank AD Skopje.
Si ta shkarkoni aplikacionin HalkPay?
HalkPay është në dispozicion për shkarkim përmes Google Play Store. Aplikacioni celular është në dispozicion në më shumë versione të ndryshme gjuhësh. Në përputhje me gjuhën e zgjedhur në konfigurimin e përgjithshëm të pajisjes suaj (maqedonisht/anglisht/shqip/turqisht) do të përshtatet edhe versioni i gjuhës së aplikacionit.
Çka duhet të bëni për t’u regjistruar në HalkPay?
Pas shkarkimit të palikacionit, regjistroheni duke i shkruar të dhënat e detyrueshme personale si numri juaj unik amë (ID) dhe 4 shifrat nga numri pseudo i kartelës MasterCard / Visa. Pastaj, do të pranoni SMS porosi me fjalëkalim OTP, të cilën duhet ta shkruani në aplikacion për aktivizimin e tij. Më tej, aktivizoni element sigurie si gjurmë gishti, fjalëkalim, patern ose identifikim me fytyrë.
Si ta përdorni aplikacionin HalkPay për pagesa?
Së pari duhet ta bëni dixhitalizimin e kartelave Master / Visa, të cilat dëshironi t’i përdorni për pagesa me celular. Për të poseduar opsionin – pagesa të shpejta (Fast Pay), respektivisht, për të mundur të kryeni pagesa vetëm me afrimin e telefonit afër terminalit POS pa e hapur aplikacionin, duhet të zgjidhni njërën prej kartelave si kartelë THEMELORE. Pas kësaj, vërtetë mund të paguani shpejt dhe thjesht të terminalin POS me pajisjen tuaj celulare pa e hequr kartelën nga portofoli juaj.
Cila kartelë mund të jetë kartelë themelore?
Si kartelë themelore, përdoruesi zgjedh një kartelë. Në aplikacion zgjidhet kartela që dëshironi ta dixhitalizoni. Pas dixhitalizimit me sukses të kartelës, hapet fusha Opsione të kartelës dhe zgjidhet opsioni Pagesë e shpejtë (fast payment) dhe pastaj mund të kryhet pagesë në terminalin POS me pajisje celulare, pa pasur nevojë për hapjen e aplikacionit HalkPay. Kartelat e tjera të dixhitalizuara mund të përdoren për pagesa përmes aplikacionit celular nëse para pagesës zgjidhet kartela konkrete.
A ka kufizime për shumën e pagesës me aplikacionin HalkPay?
Për shuma më të vogla se 2 000 MKD, përdoruesi mund të paguajë pa autentikim shtesë në pajisjen celulare deri gjithsej 5 transaksione të njëpasnjëshme më të vogla se 2.000,00 MKD. Në çdo transaksion të 6-të të rradhës më të vogël se 2.000,00 MKD, aplikacioni do të kërkojë autentikim shtesë. Për shuma më të mëdha se 2 000 MKD, gjithnjë do të ketë nevojë për autentikim shtesë. Pas çdo autentikimi shtesë, duhet që përsëri të afrohet pajisja celulare afër terminalit POS me qëllim të përfundimit të transaksionit. Për autentikim shtesë, gjithnjë do të merret gjurmë gishti nëse pajisja celulare e posedon si element sigurie. Në të kundërtën, do të përdoret PIN-i ose paterni.
A ka dallim se sa është shuma e transaksionit për prekje në terminalin POS me pajisjen celulare ?
Single tap (transaksion me 1 prekje në terminalin POS) – për transaksione më të vogla se 2.000,00 MKD Double tap (transaksion me 2 prekje në terminalin POS) – për transaksione më të mëdha se 2.000,00 MKD dhe në çdo transaksion të 6-të më të vogël se 2 000 MKD.
Nëse më është bllokuar kartela në aplikacionin celular HalkPay, a mund të kryej pagesa me kartelën fizike ?
Po, kartelën fizike mund ta përdorni për pagesa në terminalet POS. *Nëse e bllokoni një kartelë të caktuar pagesore në aplikacionin celular HalkPay, nuk do të keni mundësi ta përdorni përmes aplikacionit. Kartela bankare fizike mund të përdoret për të kryer pagesën.
Çka tjetër mund të bëni me aplikacionin HalkPay?
Përmes aplikacionit mund t’i kontrolloni transaksionet tuaja të bëra përmes aplikacionit për një periudhë të caktuar kohore, të kontaktoni kontakt qendrën për mbështetje plotësuese 24/7.