KUSHTET PËR KREDI
Kredia është dedikuar për kreditimin e ndërmarrjeve private mikro dhe të vogla (NMV) dhe ndërmarrës të regjistruar në territorin e Republikës së Maqedonisë.
Lëndë e kreditimit:
- Mjete xhiruese (furnizim me repromateriale, mallra tregtarë dhe materiale të tjera);
- Mjete themelore (pajisje, makina, instalime, tokë, renovim dhe modernizim të sipërfaqeve afariste dhe reparteve prodhuese).
Shuma e kredisë: deri 50.000 EUR.
Norma e interesit:
- 6,5% në vit, fikse për kredi afatshkurtëra prej 0,00 deri 25.000 EUR;
- 6,5% + EURIBOR-i 6m në vit për kredi afatgjata prej 0,00 deri 25.000 EUR;
- 5,5% на në vit, fikse për kredi afatshkurtëra prej 25.001 EUR deri 50.000 EUR;
- 5,5% + EURIBOR-i 6m në vit për kredi afatgjata prej 25.001 EUR deri 50.000 EUR.
Nëse EURIBOR-i 6 mujor është negativ konsiderohet zero.
Afati i kthimit:
- deri 36 muaj, për mjete xhiruese;
- për mjete themelore, jo më gjatë se 30.11.2024.
Grejs periudha:
- deri 6 muaj, për mjete xhiruese;
- deri 12 muaj, për mjete themelore.
Mënyra e kthimit:
- Anuitete mujore dhe revolving për kredi afatshkurtëra;
- Anuitete mujore për kredi afatgjata;
Kompenzimi për përpunim:
- 0,50% për mjete xhiruese (kredi deri 12 muaj afat të kthimit);
- 1% për mjete themelore (kredi mbi 12 muaj afat të kthimit).
Sigurimi/Kolaterali: Kombinim të këtyre instrumenteve: Hipotekë në paluajtshmëri, Peng të sendeve dhe të drejtave të lëvizshme, Zhirantë, Ndërmarrje garantuese dhe instrumente të tjera për sigurim/kolateral të pranueshme për Bankën.
Për informacione plotësuese na kontaktoni ose vizitoni degën/ekspoziturën tuaj më të afërt.