APLIKACIONI
Përmes aplikacionit Garmin Connect mund t'i digjitalizoni kartat tuaja të debitit dhe/ose kreditit Mastercard dhe/ose Visa (Visa Platinum, Visa PayWave Electron, Visa Classic, Visa Gold, Visa Paywave Credit, Mastercard Debit Contactless, Mastercard Contactless, Mastercard World) të lëshuara nga Halkbank AD Skopje dhe të aktivizoni Garmin Pay.
Digjitalizimi i suksesshëm i kartave ju mundëson të bëni pagesa të shpejta dhe të thjeshta, duke përdorur vetëm orën tuaj Garmin.
Shkarkimi i aplikacionit
Për ta regjistruar me sukses kartën tuaj të debitit dhe/ose kreditit në aplikacionin Garmin Connect, së pari duhet ta shkarkoni aplikacionin celular Garmin Connect nga „GooglePlay Store“ për pajisje celulare me sistem operativ „Android“ ose nga ‘’App Store’’ për pajisje celulare me sistem operativ iOS.
- 1. Instaloni aplikacionin në pajisjen tuaj celulare
- 2. Zgjidhni shtetin tuaj dhe të dhënat e nevojshme për rajonin
- 3. Shkruani të dhënat tuaja për kartën e pagesës (Visa Platinum, Visa PayWave Electron, Visa Classic, Visa Gold, Visa Paywave Credit, Mastercard Debit Contactless, Mastercard Contactless, Mastercard World)
*Nëse karta juaj është subjekt i digjitalizimit, aplikacioni do t'ju kërkojë të bini dakord me rregullat dhe kushtet ekzistuese të përdorimit.
T&C GarminPay.
Ndiqni hapat e aplikimit duke shtuar të dhënat e kartës suaj dhe duke zgjedhur kodin PIN që do të përdorni për të paguar me Garmin Pay.
Konfirmoni regjistrimin e kartës me një fjalëkalim për një përdorim të dërguar te ju me SMS dhe prisni që ajo të aktivizohet.
- 4. Pasi që të aktivizohet karta e digjitalizuar, ajo do të mund të shihet në portofolin tuaj digjital në orën Garmin.
Ju mund ta menaxhoni me lehtësi portofolin tuaj digjital ose të menaxhoni në mënyrë dinamike të gjitha kartat tuaja të regjistruara në portofol, duke zgjedhur nëse do t'i aktivizoni ose çaktivizoni ato.
- 5. Mund të hyni shpejt në portofolin digjital të orës suaj inteligjente duke shtypur butonin kryesor anësor ose duke shtypur ikonën në ekran.
Herën e parë që hyni në portofolin digjital në orën tuaj, do t'ju kërkohet një fjalëkalim për një përdorim me 4 shifra i futur gjatë instalimit.
* Futja e fjalëkalimit kërkohet çdo herë që përdorni orën e pagesës pasi ta keni hequr nga dora ose një herë brenda 24 orëve, ndërsa ajo është në dorën tuaj.