PYETJET MË SHPESH TË PARASHTRUARA
SI MUND TË APLIKONI PËR NJË KARTË KREDITI?
Është e nevojshme të vizitoni degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje ku do të duhet të bëhet një analizë e aftësisë suaj kreditore. Në degë do të jeni në gjendje të shkarkoni dokumentacionin e nevojshëm të aplikimit ose mund ta bëni të njëjtën gjë përmes aplikacionit online.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM?
- Aplikacion për kartë krediti, i plotësuar nga përdoruesi dhe nga punëdhënësi
- Ekstrakt nga llogaria e transaksionit për 3 muajt e fundit, si vërtetim për të hyrat/ardhurat tuaja
- Kopje të letënjoftimit tuaj të vlefshëm
SI MUND TË PAGUANI BORXHIN PËR KARTËN E KREDITIT (AUTOMATIKISHT)?
Ju mund të nënshkruani një urdhër të përhershëm/debitim direkt, që automatikisht do të zbresë fondet nga llogaria juaj për shlyerjen e borxhit të kartës suaj të kreditit, për çdo muaj, duke ju kursyer kohë.
A DUHET DOMOSDO KLIENTI TË JETË PRANUES I PAGËS NË HALKBANK AD SKOPJE?
Produkti është i destinuar për persona fizikë me të ardhura të rregullta mujore – pranues të pagës/pensionit në Halkbank AD Skopje dhe/ose klientë që do të sigurojnë kartën me një depozitë.
A DUHET PËRDORUESIT TË KARTËS SË KREDITIT Visa Gold T’I LËSHOHET EDHE POLICË SIGURIMI NGA AKSIDENTI NGA HALK OSIGURUVANJE?
Me lëshimin e kartës së re të kreditit Visa Gold, klientit duhet t’i lëshohet edhe policë sigurimi nga aksidenti nga Halk Osiguruvanje me një prim vjetor prej 600 denarë - për një periudhë të barabartë me periudhën e shlyerjes së kartës Visa Gold. Kostoja e policës është në kurriz të Bankës dhe jo në kurriz të përdoruesit të kartës së kreditit. Polica rinovohet çdo vit.
Për të gjitha kartat e kreditit të lëshuara më parë Visa Gold nga Halkbank, kushtet dhe përfitimet vazhdojnë të zbatohen në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga momenti i tërheqjes së kartës.
SA ZGJAT PROCEDURA PËR LËSHIMIN E KARTËS SË RE?
Pasi të aprovohet kërkesa, procedura për të bërë dhe dorëzuar kartën në degën përkatëse zgjat 2 ditë pune dhe për të njëjtën do të informoheni me SMS.
SI MUND TË MARRË FATURË PËR KARTËN E KREDITIT PËRMES E-MAILIT?
Ju duhet të raportoni në një nga degët/ekspoziturat tona adresën e e-mailit tuaj, në të cilën dëshironi t'i merrni raportet mujore, pas së cilës të dhënat do të azhurnohen dhe faturat do t'ju dorëzohen në baza mujore.
VLEFSHMËRIA E KARTËS ?
Vlefshmëria e kartës është 3 vjet. Kur përdoret rregullisht, karta ri-lëshohet automatikisht.
SI MUND TË PËRDOREN PIKËT BONUS!
Pikët e grumbulluar përdorni gjatë pagesave të ardhshme në rrjetin e terminaleve POS të Halkbank. 1 pikë bonus është e barabartë me 1 denar.
Programi bonus vlen vetëm për kartat e kreditit të markës Mastercard dhe Visa për persona fizikë.
Përdorni bonusin tuaj në 3 hapa të shkurtër (.pdf format)