Karakteristikat

KARAKTERISTIKAT

PAGUAJ NË LËVIZJE !!!

Kartela debitore Mastercard Debit Contactless e dedikuar për persona fizikë e cila është e lidhur me llogarinë Tuaj transakcionale dhe minusin e lejuar në llogari.

Mastercard Debit Contactless është kartelë ndërkombëtare e dedikuar për transakcione pa para të gatshme, e cila mbështet pagesa në internet dhe për të njejtat mund të pranoni njoftim përmes e-mailit për çdo transakcion të realizuar.

Shfrytëzim të mjeteve Tuaja të disponueshme 24/7

Mundësi për pagesë të shpejtë dhe të lehtë PA KONTAKT kudo ku gjendet shenja për pagesa pa kontakt.

 

Pin autorizimi dhe autorizimi me nënshkrim personal nuk është i nevojshëm për transakcione deri në lartësinë e limitit të caktuar nga Banka (2.000,00  mkd ) ose deri në limitin për pagesa pa kontakt i vendosur në terminalin që mbështet kartela pa kontakt.

Shfrytëzimi i kartelës është pa provizion për pagesa në rrjetin tregtar dhe pa provizion për tërheqjen e parave të gatshme nga bankomatët e Halkbank AD Skopje.

Për të gjithë pranuesit e rrogës në Halkbank AD Skopje përskaj bankomatëve të Halkbank AD Skopje është mundësuar edhe në të gjithë bankomatët e bankave të tjera në R. e Maqedonisë për tërheqjen e parave të gatshme (kesh) pa provizion.

Kartelat e lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta për siguri në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV и MC Secure Code).

Mund të aplikoni për Mastercard Debit Contactless në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje ose onlajn përmes Aplikacionit tonë.

Që të jeni të informuar për çdo transakcion Tuajin përmes SMS info Ju lusim të plotësoni dhe dërgoni aplikacionin për SMS info deri te dega më e afërt e Halkbank AD Skopje ose na dërgoni përmes e-mailit në: help24@halkbank.mk

Përparësitë

PËRPARËSITË

PAGUAJ NË LËVIZJE !!!

Me shfrytëzimin e kartelës Mastercard Debit mundeni lirisht të relaksoheni dhe të kënaqeni në blerje.

  • Mundësi për transkacione pa kontakt vetëm me një prekje të kartelës në POS terminalin ku është vendosur logoja për transakcione pa kontakt.

  • Të gjithë pranuesit e rrogës/pensionit në Halkbank AD Skopje kanë mundësi për tërheqjen e parave të gatshme (kesh) nga të gjithë bankomatët në R. e Maqedonisë pa kompenzim.
  • Dispozicion të mjeteve Tuaja 24/7.
  • Mundësi për blerje me zbritje te partnerë të caktuar të Halkbank AD Skopje.
  • Realizim i shpejtë i transakcioneve.
  • Kartelat e lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta për siguri në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV и MC Secure Code)
  • Apliko

Nëse nuk jeni shfrytëzues i kartelës Mastercard Debit Contactless mund të aplikoni përmes aplikacionit onlajn ose në degën/ekspoziturën më të afërt.

Nëse do dëshironit të jeni të informuar për çdo transakcion Tuajin përmes SMS porosisë, Ju lusim të plotësoni dhe dërgoni Aplikacionin për SMS info deri te dega më e afërt e Halkbank AD Skopje.

Provizionet

Provizionet

Mastercard Debit Contactless  
Tarifa për përgatitjen e kartës bazë për pranuesit e pagave/pensionit në Halkbank AD Skopje Pa kompensim
Tarifa për përgatitjen e kartës bazë për ata që nuk pranojnë pagat/pensionin në Halkbank AD Skopje 300 denarë
Tarifa për përgatitjen e një karte shtesë 200 denarë
Tarifa për Ridhënien e kartës bazë/shtesë 100 denarë
Tarifa për Ridhënien e kartës bazë/shtesë para skadimit të afatit (e dëmtuar/e humbur) 300 denarë
Tarifa për përgatitjen urgjente të kartës  800 denarë
Tarifa për ankesë të pabazuar  800 denarë
Anëtarësimi vjetor i Mastercard Debit Contactless për përfituesit e pagave/pensioneve në Halkbank AD Skopje Viti i parë pa kompensim *Secili vit pasues 200 denarë për kartë (bazë/shtesë pavarësisht qarkullimit )
Anëtarësimi vjetor i Mastercard Debit Contactless për ata që nuk pranojnë pagat/pensionet në Halkbank AD Skopje Viti i parë pa kompensim *Secili vit pasues 300 denarë
Tërheqja e parave nga sportelet e Bankës Sipas tarifës së përgjithshme 
Tërheqje parash nga sportelet e bankave të tjera 3% min.200 denarë
Tërheqja e parave nga bankomatët e Halkbank Pa kompensim
Tërheqja e parave nga bankomatët e bankave të tjera në Republikën e Maqedonisë për përfituesit e pagave/pensioneve në Halkbank AD Skopje  Pa kompensim
Tërheqja e parave nga bankomatët e bankave të tjera në Republikën e Maqedonisë për ata që nuk pranojnë pagat/pensionet në Halkbank AD Skopje  3% min 200 denarë
Tërheqja e parave nga bankomatët e bankave të tjera jashtë vendit 3% min 200 denarë
Raport llogarie nga bankomatët e Halkbank AD Skopje Pa kompensim
Bllokimi i kartës me kërkesë të klientit përmes Help 24, email-it ose me shkrim Pa kompensim
Zhbllokimi i kartës me kërkesë të klientit përmes Help 24, email-it ose me shkrim 200 denarë
Vendosja e PIN-it Pa kompensim
Ndryshimi i PIN-it në sportel 150 denarë
Interesi aktiv mbi mbitërheqjen, interesi penal për mbitërheqjen në gjendjen e llogarisë, interesi pasiv Sipas vendimit për normat e interesit

Pyetje

PYETJET MË SHPESH TË PARASHTRUARA

Si të aplikoni për Mastercard Debit ?

Mund të aplikoni përmes aplikacionit onlajn ose të vizitoni degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje.

Ku qëndron dallimi mes kartelës debitore dhe kreditore?

Mastercard Debit është e lidhur me llogarinë Tuaj transakcionale. Mundëson shfrytëzimin e mjeteve të disponueshme në llogarinë transakcionale dhe të mjeteve nga minusi i lejuar.  Revolving kartela kreditore në thelb është kredi e miratuar që automatikisht ripërtrihet dhe të cilin Banka e aprovon në emër të aplikuesit të kartelës kreditore. Për shumën e shfrytëzuar, limiti i disponueshëm kreditor zvogëlohet, kurse pas pagesës së shumës së shfrytëzuar, e njejta shumë është përsëri në dispozicion për shfrytëzim nga ana e shfrytëzuesit të kartelës kreditore.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për kartelë debitore?  

Plotësoni aplikacionin për kartelë debitore dhe kopje të letërnjoftimit.

Sa zgjat procedura e dhënies së kartelës?

Me aprovimin e kërkesës, procedura për dhënien e kartelës zgjat 2 ditë pune që kartela të dorëzohet deri te dega ku shfrytëzuesi ka vendosur që ta tërhjek, dhe për të njejtën do të informoheni me anët të SMS porosisë.  

Si të kryej transakcion pa kontakt?

Kartela pagesore Mastercard Debit Ju mundëson të kryeni transakcion pa kontakt me vetëm afrimin e kartelës afër POS terminalit i cili ka mundësi për kryerjen e transakcioneve pa kontakt.

Pin autorizimi dhe autorizimi me nënshkrim personal nuk është i nevojshëm për transakcione deri në lartësinë e limitit të caktuar nga Banka (750,00  mkd ) ose deri në limitin për pagesa pa kontakt i vendosur në terminalin që mbështet kartela pa kontakt. Mi shumën prej 750,00 mkd ose mbi limitin e vendosur në terminal, për realizimin me sukses të transakcionit duhet që klienti të shkruan PIN kodin që e ka vendosur në kartelën pagesore.

Çka do të thotë minusi i lejuar dhe si mund të fitohet?

Minusi i lejuar paraqet limit kreditor në llogarinë transakcionale që dispononi për të shpenzuar. Që të aplikoni për minusin e lejuar, duhet që ta vizitoni degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje, ku do të realizohet kontrolli i aftësisë Suaj kreditore dhe do të mund ta tërhiqni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

Vlefshmëria e kartelës?

Vlefshmëria e kartelës është 3 vite me mundësi për ridhënie.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara. | Politika e privatësisë | Politika e cookies