Pyetjet
Si mund të aplikoj për e-banking për persona juridikë?
Duhet të vizitoni degën më të afërt të Halkbank dhe të aplikoni për banking elektronik për persona juridikë, duke plotësuar një formular. Dorëzohet formular i posaçëm me privilegjet e nevojshme për çdo llogari dhe për çdo ndërmarrje për të cilat nevojitet qasje. Formulari është në dispozicion në veb faqen e Halkbank AD Skopje, në këtë link
https://ibanking.halkbank.mk/Corporate/iBanking/Manuals/Baranje_za_elektronsko_pravni.pdf
prej nga mund ta shkarkoni dhe plotësoni dhe pastaj ta dorëzoni personalisht në degën më të afërt. Nëse Ju nuk jeni person i autorizuar në ndërmarrje, duhet të siguroni autorizim nga personi kompetent. Pas aplikimit në degë dhe nënshkrimit të kontratës, do Ju përgatitet token me PIN përkatës për disa ditë pune. Më detajisht udhëzimi gjendet në këtë link
https://ibanking.halkbank.mk/Corporate/iBanking/Manuals/Korisnicko%20upatstvo-Corporate.pdf
Sa është kompenzimi për shfrytëzimin e bankingut elektronik për persona juridikë?
Shfrytëzimi i shërbimit të bankingut elektronik për persona juridikë nënkupton përpunimin e tokenit që kushton 1500 denarë me vlefshmëri prej 3 viteve. Nëse posedoni token të dhënë nga dhënësi i autorizuar i çertifikatave (KIBS ose Telekom) lidhja e tij është falas.
Çfarë dokumentacioni nevojitet?
Kërkesë për shfrytëzimin e bankingut elektronik për persona juridikë.
Kontratë për shfrytëzimin e bankingut elektronik për persona juridikë.
Vërtetim për pranim-dorëzimin e tokenit.
A ka nevojë për token?
Po. Për shfrytëzimin e bankingut elektronik për persona juridikë duhet token, pa marrë parasysh llojin e privilegjeve (kqyrje, krijim të urdhërpagesave, nënshkrimi i urdhërpagesave ...).