PYETJET MË SHPESH TË PARASHTRUARA
Si mund të aplikoni për kartelë kreditore?
Duhet të vizitoni degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje ku do duhet të vlerësohet aftësia juaj kreditore dhe ku do mundeni të tërhiqni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim ose për aplikim onlajn.
Dokumentacioni i nevojshëm?
- Aplikacion për kartelë kreditore të plotësuar nga shfrytëzuesi dhe punëdhënësi
- Ekstrakt nga llogaria për tre muajtë e fundit
- Kopje të letërnjoftimit
- Debitim direkt
- Për institucione private në mënyrë plotësuese duhet edhe: formulari М1/М2 i vërtetuar nga punëdhënësi
Si mund të paguani borxhin nga kartela kreditore (automatikisht) ?
Nëse jeni pranues i rrogës përmes Halkbank AD mund të nënshkruani debitim direkt me të cilin automatikisht çdo muaj do ju merren mjete nga llogaria juaj për shlyerjen e borxhit të kartelës kreditore me çka edhe kurseni në kohë.
Sa zgjat procedura për dhënien e kartelës së re?
Me aprovimin e kërkesës, procedura për dhënien e kartelës zgjat 2 ditë pune që kartela të dorëzohet deri te dega ku shfrytëzuesi ka vendosur që ta tërhjek, dhe për të njejtën do të informoheni me anët të SMS porosisë.
Si mund të siguroj faturë për kartelën kreditore përmes e-mailit?
Duhet vetëm që ti njoftoni kolegët në degë/ekspoziturë për e-mail adresën në të cilën dëshironi të pranoni faturat që të përditësohet e dhëna dhe të dorëzohet faturë çdo muaj deri te adresa e dhënë.
Vlefshmëria e kartelës?
Vlefshmëria e kartelës është 3 vite me mundësi për ridhënie.