Karakteristikat

Karakteristikat

Kartela Visa Business Debit është kartelë debitore ndërkombëtare e cila mund të përdoret për pagesa të mallrave dhe shërbimeve (akomodim në hotel, shpenzime udhëtimi) dhe për tërheqjen e parave të gatshme (kesh) në bankomatet në vend dhe jashtë vendit.

Me Visa Business Debit do të mundeni të kryeni pagesa të përditshme në vendet shitëse me POS terminale që mbështesin kartelat pagesore Visa si dhe në bankomatet e shënuara me logon Visa. Kartela debitore Visa Business mund të përdoret nga ana e pronarëve të kompanisë, menaxherët, të punësuarit në kompani të autorizuar nga ana e pronarit. Llogaria e kartelës është e lidhur me llogarinë e kompanisë në Halkbank AD Skopje. Të gjitha kartelat individuale dhe plotësuese mund të lidhen me llogarinë primare të kompanisë ose të lidhen me llogari të tjera të personave juridikë të hapur për atë qëllim.

Kartelat debitore dhe kreditore të lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta të sigurisë në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV dhe MC Secure Code).

Për kartelë debitore Visa Business Debit mund të aplikoni në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje ose onlajn përmes Aplikacionit.

Që të jeni të informuar për çdo transakcion Tuajin përmes SMS info, Ju lusim të plotësoni dhe dorëzoni aplikacionin për SMS info deri te dega më e afërt e Halkbank AD Skopje ose ta dorëzoni në email:  help24@halkbank.mk

Përparësitë

Përparësitë

Ndjehuni rehat dhe sigurtë dhe kënaquni në përfitimet gjatë blerjes dhe pagesës me kartelën tuaj debitore Visa Business Debit kudo ku është e ekspozuar logoja Visa

  • Pagesa në POS terminale në vend dhe jashtë vendit
  • Mundësi për tërheqjen e parave të gatshme (kesh) nga llogaria Juaj depozituese
  • Pagesa më të lehta dhe më të sigurta
  • Lehtësim të biznes rutinës Tuaj të përditshme: blerje, takime afariste, udhëtime zyrtare, pagesa të taksave rrugore, karburant për automjetin Tuaj zyrtar
  • Lehtësim për shfrytëzuesit Tuaj për kartela plotësuese dhe limit të rregulluar ditor për shfrytëzim
  • Mundësi për shfrytëzimin e minusit të aprovuar në llogari
  • Disponibilitet të mjeteve Tuaja 24/7
  • 24/7 orë mbështetje për shfrytëzuesit kudo në botë përmes kontakt qendrës HELP 24  help24@halkbank.mk ose në tel: +389(0)2 3296 330

Provizionet

Provizionet

Tarifa për përgatitjen e kartës bazë 200,00 mkd
Tarifa për përgatitjen e një karte shtesë 200,00 mkd
Tarifa për Ridhënien e kartës bazë/shtesë 200,00 mkd
Tarifa për Ridhënien e kartës bazë/shtesë para skadimit të afatit (e dëmtuar/e humbur) 300,00 mkd
Tarifa për përgatitjen urgjente të kartës  800,00 mkd
Tarifa për ankesë të pabazuar  800,00 mkd
Tërheqja e parave nga bankomatët e Halkbank 0,2% ose min.70,00 mkd
Tërheqja e parave nga bankomatët e bankave të tjera 2% ose min.200,00 mkd
Tërheqja e parave nga sportelet e Bankës Sipas tarifës së përgjithshme 
Tërheqje parash nga sportelet e bankave të tjera 2% ose min.200,00 mkd
Anëtarësimi vjetor për kartën bazë Viti i parë pa kompensim *Secili vit pasues 600,00 mkd
Anëtarësimi vjetor për kartën shtesë Viti i parë pa kompensim *Secili vit pasues 200,00 mkd
Për qarkullim vjetor prej min 600.000,00 MKD Pa kompensim
Bllokimi i kartës me kërkesë të klientit përmes Help 24, email-it ose me shkrim Pa kompensim
Zhbllokimi i kartës me kërkesë të klientit përmes Help 24, email-it ose me shkrim 200,00 mkd
Vendosja e PIN-it Pa kompensim
Ndryshimi i PIN-it në sportel 150,00 mkd

Pyetjet

PYETJET MË SHPESHË TË PARASHTRUARA

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për kartelë debitore?

Aplikacion i plotësuar për biznes kartelë debitore Visa i nënshkruar nga administruesi i ndërmarrjes dhe kopje të letërnjoftimit dhe nënshkrim të përdoruesit të kartelës.

Si mund të aplikohet për kartelë debitore?

Duke plotësuar aplikacionin në degën më të afërt ose përmes aplikacionit onlajn për të cilin më vonë do të kontaktoheni nga personi përgjegjës i Halkbank AD Skopje.

Sa zgjat procedura për dhënien e kartelës?  

Me aprovimin e kërkesës, procedura për dhënien e kartelës merr 2 ditë pune që kartela të dorëzohet deri te dega nga ku shfrytëzuesi ka vendosur ta tërhjek kartelën dhe për të njejtën do të njoftohet përmes SMS porosisë.

Çka paraqet minusi i lejuar dhe si mund të fitohet?

Minusi i lejuar nënkupton limit kreditor në llogari të cilin e keni në dispozicion për të shpenzuar. Që të aplikoni për minus të lejuar, duhet të vizitoni degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje ku do kryhet kontrolli i aftësisë Suaj kreditore dhe do mund të tërhiqni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

Vlefshmëria e kartelës?

Vlefshmëria e kartelës është 3 vite me mundësi për ridhënie.

Informohu për

Trego
Nevojën tënde!

Informohu për

KURSIM PËR FËMIJË

Kurse
për fëmijët tuaj

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara. | Politika e privatësisë | Politika e cookies