Përgjithësuar

karakteristikat

HALKBANK si bartës i Qarkullimit Pagesor ka zhvilluar sistem të shpejtë, efikas dhe kualitativ për realizimin e qarkullimit pagesor, si njëra ndër funksionet kryesore të veprimtarive bankare, me çka klientëve të saj ju ofron shërbim sipas kërkesave të tyre.

Në pajtim me Ligjin mbi qarkullimin pagesor (Gazeta zyrtare nr.. 113/2007) personat fizik dhe juridik, që të participojnë në qarkullimin pagesor duhet që të kenë të hapur llogari transakcionale në denarë, sepse e vetmja mënyrë për realizimin e pagesave ndërmjet pjesëmarrësve në qarkullimin pagesor është që të njejtët të kryhen nëpërmjet llogarive transakcionale në denarë, të cilat bankat si bartës të qarkullimit pagesor patjetër duhet ti paraqesin në ERTS (Regjistri i vetëm i llogarive transakcionale).

Kontakt: platenpromet@halkbank.mk

Përparësitë

Përparësitë

Pasiqë Banka do t'i hap llogari transakcionale në denarë, klienti mund t'i kryej të gjithë aktivitetet në kliringun e brendshëm dhe të jashtëm. Poashtu mund të participojë në: Sistemin e nivelimeve interne të Bankës - për të gjithë pagesat, drejt subjekteve që kanë njëashtu llogari në Bankë

Sistemin e nivelimeve eksterne:

  • KIBS – Sistem interbankar kliringu – nëpërmjet së cilës realizohen të gjithë pagesat e rregullta deri në shumën 1.000.000,00 denarë dhe ky nivelizim kryhet në fund të ditës përllogaritës
  • MIPS – Sistemet Interbankare Pagesore të Maqedonisë - nëpërmjet së cilës realizohen të gjithë pagesat urgjente dhe të gjithë pagesat në shuma mbi 1.000.000,00 denarë

Për të realizuar transakcionet pagesore, klientët kanë në dispozicion, instrumentet të definuara në Udhëzimin mbi formën dhe përmbajtjen e instrumenteve pagesore për realizimin e qarkullimit pagesor në vend edhe atë:

  • Para të gatshme (cash)
  • ПП10 – pagesë me para të gatshme
  • ПП40 – arkëtim me para të gatshme 
  • Pa para të gatshme
  • ПП30 – transfertë pa para të gatshme pjesëmarrësit tjetër në qarkullimin pagesor 
  • ПП50 – transfertë pa para të gatshme, pagesat e të hyrave publike 
  • ПП53 – urdhërpagesë e përmbledhur për pagimin e tërë rrogës

Plani Terminues

PLANI TERMINUES (AFATEVE) për pranimin e urdhërpagesave

Pranimi i urdhërpagesave në operacionet e pagesave vendore në formë letre me afat deri në datën aktuale përmes sporteleve të Halkbank AD Skopje
  e hënë-e premte* e shtunë **
KIBS prej 08:30 deri në ora 14:00 /
MIPS (me përjashtim të PP53) prej 08:30 deri në ora 16:00 /
MIPS PP53 prej 08:30 deri në ora 15:30 /
Kliring intern prej 08:30 deri në ora 20:00 prej 10:00 deri në ora 17:45
Transaksionet me para në dorë (pagesat dhe tërheqjet) prej 08:30 deri në ora 16:15 prej 10:00 deri në ora 17:45
Filijalat Ramstore, Retail Point Park dhe Xhevahir, deri në orën 17:45, pranojnë urdhërpagesa me datë pune të ardhëshme.

* me përjashtim të ditëve që shpallen ditë jo pune

** për degët e bankës që punojnë të shtunave deri në orën 17:45

Pranimi i urdhërpagesave në operacionet e pagesave vendore me datë aktuale përmes sistemit elektronik bankar dhe sistemit të AD Posta e Maqedonisë së Veriut
  e hënë-e premte* e shtunë
KIBS      deri në ora 14:20 /
MIPS (me përjashtim të PP53)      deri në ora 16:20 /
MIPS PP53      deri në ora 15:30 /
Kliring intern      deri në ora 20:00  deri në ora 20:00
* me përjashtim të ditëve që shpallen ditë jo pune

Pranimi i urdhërpagesave elektronike me një datë valutore të ardhshme – 20 ditë kalendarike përpara

SHËNIM:

  • Klientët janë të obliguar të respektojnë planin terminues (afateve) për marrjen e urdhërpagesave.
  • Urdhërpagesat e dorëzuara nëpërmjet sistemit bankar elektronik me valutën e datës aktuale, të cilat nuk janë ekzekutuar sipas planit terminues, do të anulohen pas përfundimit të planit terminues.
  • Urdhërpagesat e dorëzuara në bankë përmes sistemit elektronik bankar dhe sistemit të AD Posta e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë KIBS dhe MIPS, të shtunave ose ditëve kur nuk funksionojnë sistemet e pagesave për shlyerjen e transaksioneve ndërmjet bankave, do të realizohen në datën e ditës së parë të punës.
  • Banka rezervon të drejtën për të ndryshuar planin terminues

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara. | Politika e privatësisë | Politika e cookies