PYETJET MË SHPESH TË PARASHTRUARA
Si të aplikoni për Mastercard Debit ?
Mund të aplikoni përmes aplikacionit onlajn ose të vizitoni degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje.
Ku qëndron dallimi mes kartelës debitore dhe kreditore?
Mastercard Debit është e lidhur me llogarinë Tuaj transakcionale. Mundëson shfrytëzimin e mjeteve të disponueshme në llogarinë transakcionale dhe të mjeteve nga minusi i lejuar. Revolving kartela kreditore në thelb është kredi e miratuar që automatikisht ripërtrihet dhe të cilin Banka e aprovon në emër të aplikuesit të kartelës kreditore. Për shumën e shfrytëzuar, limiti i disponueshëm kreditor zvogëlohet, kurse pas pagesës së shumës së shfrytëzuar, e njejta shumë është përsëri në dispozicion për shfrytëzim nga ana e shfrytëzuesit të kartelës kreditore.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për kartelë debitore?
Plotësoni aplikacionin për kartelë debitore dhe kopje të letërnjoftimit.
Sa zgjat procedura e dhënies së kartelës?
Me aprovimin e kërkesës, procedura për dhënien e kartelës zgjat 2 ditë pune që kartela të dorëzohet deri te dega ku shfrytëzuesi ka vendosur që ta tërhjek, dhe për të njejtën do të informoheni me anët të SMS porosisë.
Si të kryej transakcion pa kontakt?
Kartela pagesore Mastercard Debit Ju mundëson të kryeni transakcion pa kontakt me vetëm afrimin e kartelës afër POS terminalit i cili ka mundësi për kryerjen e transakcioneve pa kontakt.
Pin autorizimi dhe autorizimi me nënshkrim personal nuk është i nevojshëm për transakcione deri në lartësinë e limitit të caktuar nga Banka (750,00 mkd ) ose deri në limitin për pagesa pa kontakt i vendosur në terminalin që mbështet kartela pa kontakt. Mi shumën prej 750,00 mkd ose mbi limitin e vendosur në terminal, për realizimin me sukses të transakcionit duhet që klienti të shkruan PIN kodin që e ka vendosur në kartelën pagesore.
Çka do të thotë minusi i lejuar dhe si mund të fitohet?
Minusi i lejuar paraqet limit kreditor në llogarinë transakcionale që dispononi për të shpenzuar. Që të aplikoni për minusin e lejuar, duhet që ta vizitoni degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje, ku do të realizohet kontrolli i aftësisë Suaj kreditore dhe do të mund ta tërhiqni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.
Vlefshmëria e kartelës?
Vlefshmëria e kartelës është 3 vite me mundësi për ridhënie.