Kushtet per Kredi
Kredia është dedikuar për kreditimin e shoqërive private dhe publike (persona juridikë), me rezultate pozitive financiare në afarizmin aktual.
Qëllimi: Financim të projekteve në fushën e efikasitetit energjetik duke ju ndihmuar subjekteve afariste në Maqedoni të reduktojnë shpenzimin dhe të dalat për energji, si dhe të reduktojnë lirimin e dioksidit të karbonit.
Shuma e kredisë:
- Deri 500.000 EUR për nën-hua për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM), biznese të mëdha, komuna ose ndërmarrje të sektorit publik për masa të standardizuara dhe jo të standardizuara
- Prej 500.000 EUR deri 10.000.000 EUR për nën-hua për ndërmarrje më të mëdha të vogla dhe të mesme (NVM), biznese të mëdha, komuna ose ndërmarrje të sektorit publik.
Afati i kthimit:
- Jo më vonë se 30.11.2024 me grejs periudhë të përfshirë prej 6 muaj
Grejs periudha:
Norma e interesit:
- 5,3% në vit, për kredi afatshkurtëra
- 5,3 p.p + EURIBOR-i 6m në vit, për kredi afatgjata
Nëse EURIBOR-i 6 mujor është negativ konsiderohet zero.
Mënyra e kthimit:
Mënyra e arkëtimit:
- Në llogarinë e shfrytëzuesit të kredisë me kundlr urdhërpagesë për bartjen e mjeteve në llogarinë e furnizuesit.
Kompenzimi për përpunim:
- 1% nga shuma e kredisë, njëfish, paraprakisht.
Sigurimi/Kolaterali: Kombinim të këtyre instrumenteve: Hipotekë në paluajtshmëri, Peng të sendeve dhe të drejtave të lëvizshme, Zhirantë, Ndërmarrje garantuese dhe instrumente të tjera për sigurim/kolateral të pranueshme për Bankën..
Kursimet: Kursime mesatare prej së paku 20% të energjisë primare dhe/ose CO2 në kuadër të portofolit total të nën-huasë së Huamarrësit me kërkesë plotësuese që asnjë projekt i financuar individual të mos arrijë së paku 15% kursim të energjisë primare dhe/ose CO2. Për zgjerimin e proceseve ekzistuese me pajisje të reja, kursimet mund të arrihen për njësi të prodhimit ose përmes reduktimit të përdorimit të karburantit.
Për informacione plotësuese na kontaktoni ose vizitoni degën/ekspoziturën tuaj më të afërt.