KfW I
Target grupi: Persona juridikë të organizuara në forma 100% shoqëri private me seli të regjistruar në Maqedoni dhe nëse veprojnë kryesisht në Maqedoni, nuk punësojnë mbi 100 persona, zejtarë, asociacione familjare, ushtrues të veprimtarive, ndërmarrës individual.
Qëllimi:
- Mjete themelore (pajisje, makina, instalime, tokë, renovim dhe modernizim të sipërfaqeve afariste dhe reparteve prodhuese).
- Mjete xhiruese (furnizim me repromateriale, mallra tregtarë dhe materiale të tjera).
Shuma e kredisë: deri 50.000 EUR
Afati i kthimit: deri 30.09.2020 (me grejs periudhë të përfshirë prej 12 muaj)
Mënyra e kthimit: anuitete të njejta mujore
Norma e interesit:
- 6,0% në vit, për kredi afatshkurtëra
- 6,0 p.p + EURIBOR- 6 mujor në vit, për kredi afatgjata
Nëse EURIBOR-i 6 mujor është negativ konsiderohet zero.
Kompenzimi për përpunim:
- 0.50% për kredi deri 12 muaj afat të kthimit
- 1.00% për kredi mbi 12 muaj afat të kthimit
Sigurimi/Kolaterali: Kombinim i këtyre instrumenteve – kambial në formë të aktit noterial; persona fizikë garantues; hipotekë në paluajtshmëri, peng i sendeve dhe të drejtave të lëvizshme, instrumente të tjera për sigurim/kolateral të pranueshme për Bankën.
Sektorë të përjashtuar nga financimi:
- Prodhimtaria dhe tregtia me armë dhe pajisje ushtarake.
- Prodhimtaria e alkoolit.
- Prodhimtaria dhe tregtia që përfshin lloje të rrezikuara.
- Prodhimtaria e duhanit.
- Aktivitete të lidhura me kazinotë.
- Spekulime me valuta.
- Investime dhe spekulime me letra me vlerë të cilit do lloj.
- Blerja dhe shitja e paluajtshmërive për qëllime spekulative
Plotësim:
- Projektet me rrezik të lartë ekologjik do të shmangen
- Projektet duhet të jenë të dizejnuara në përputhje me dhe në konzistencë me standardet përkatëse ekologjike, shëndetësore dhe të sigurisë përfshirë edhe ligjet dhe aktet e vlefshme ekologjike në Maqedoni.