Normat e interesit dhe kushtet
Target grupa: NVM të pavarura* (Me më pak se 250 të punësuar në kohë të papërcaktuar)
Shuma e kredisë: 5.000 EUR-666.700 EUR (shuma e projektit nuk guxon tw kalojë 25 milionë EUR)
Afati i shlyerjes: 2-3 Vite (përfshirë edhe 6 muaj grejs periudhë)
Mënyra e shlyerjes: Anuitete të barabarta mujore
Norma e interesit: 5,5%
Kompenzim për përpunim: deri 1%
Kolaterali: Kombinim të këtyre instrumenteve: Kambial në formë të aktit nga noteri; Persona fizik garantues; Hipotekë në patundshmëri, peng të lëndëve dhe të drejtave të lëvizshme, instrumente të tjera për sigurim të pranueshme për Bankën.
Sektorët e përjashtuar nga financimi:
- Prodhim dhe eksport i armëve
- Lojëra të fatit
- Prodhim i duhanit
- Aktivitete lidhur me eksperimente mbi kafshë të egra
- Aktivitete që kanë ndikim negativ mbi ekologjinë
- Klonimi
- Aktivitete nga fusha e tregtisë me patundshmëri
- Aktivitete financiare. Si për shembull tregtia me instrumente financiare.
*Për NVM të pavarura llogariten këto ndërmarrje:
- Më pak se 25% e kapitalit ti takojë ndërmarrjes tjetër;
- 25% ose më shumë e kapitalit ti takojë ndërmarrjes tjetër, por grupacioni të punësojë më pak se 250 njerëz;
- 25% ose më shumë e kapitalit ti takojë organit shtetëror (zakonisht komunës) dhe e njejta të ketë buxhet vjetor më pak se 10 milionë EUR dhe më pak se 5.000 banorë;
- Deri 50% e kapitalit ti takojë ndërmarrjeve ose institucioneve, detyra e të cilave është promovimi i NVM-ve në pajtim me përjashtimet të detajizuara në Rekomandimet e Komisionit 2003/ЕК nga 6 maj.