Gift Card

Karakteristikat

Karakteristikat

Mastercard Contactless do ua bëjë ditën më të shpejtë, por përparësitë më të mëdha janë: mospërdorimi i PIN kodit, mospërdorimi i nënshkrimit gjatë pagesës, nuk ka nevojë për konfirmim për transakcionin gjatë pagesave me këtë lloj të kartelës.

Mundësi për pagesë të shpejtë dhe të lehtë PA KONTAKT kudo ku gjendet shenja për pagesë pa kontakt.

  

Me vetëm një prekje të kartelës afër POS terminalit mund të realizohet transakcion i shpejtë dhe i lehtë.

PIN autorizimi dhe autorizimi me nënshkrim personal nuk është i nevojshëm për transakcione deri në lartësinë e limitit të caktuar nga Banka (2.000,00 mkd) ose deri në limitin për pagesa pa kontakt i vendosur në terminalin që mbështet kartela pa kontakt.

Me shfrytëzimin e kartelave kreditore Mastercard Contactless, Ju do të jeni pjesë e bonus programit unikal që Ju mundëson grumbullimin e bonus poenave dhe shfrytëzimin e tyre në tregtimin e përditshëm. Me pagesat me këste dëshirat Tuaja bëhen realitet.

Kartelat kreditore Mastercard Contactless japin mundësi për shfrytëzimin e mjeteve të disponueshme nga revolving limiti juaj kreditor dhe qasje te të njejtat 24/7.

Është e dedikuar për pagesa pa para të gatshme në rrjetin tregtar dhe tërheqje të parave të gatshme (kesh) nga banka ose bankomati. Kartela është ndërkombëtare, mbështet pagesa në internet pa provizion për transakcione në internet faqe vendore dhe të huaja dhe për të njejtat pranoni njoftim me е-mail për çdo transakcion të realizuar.

Kartelat e lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta për siguri në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV и MC Secure Code)

 Mundeni menjëherë të aplikoni për kartelë kreditore në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje përmes këtij Aplikacioni ose nëpërmjet aplikacionit onlajn.

Që të jeni të informuar për çdo transakcion Tuajin përmes SMS info Ju lusim të plotësoni dhe dërgoni aplikacionin për SMS info deri te dega më e afërt e Halkbank AD Skopje ose na dërgoni përmes e-mailit në: help24@halkbank.mk

Përparësitë

Përparësitë

  • Pagesa e borxhit minimal prej 5%.
  • Pagesa deri 60 këste pa interes te mbi 800 partnerë të Bankës.
  • PIN autorizimi dhe autorizimi me nënshkrim personal nuk është i nevojshëm për transakcione deri në lartësinë e limitit të caktuar nga Banka (2.000,00  mkd ) ose deri në limitin për pagesa pa kontakt i vendosur në terminalin që mbështet kartela pa kontakt.
  • Mundësi për transakcione pa kontakt me vetëm një prekje të kartelës afër POS terminalit ku është vendisur logoja për transakcione pa kontakt.

      
  • Mundësi për blerje me zbritje te disa partnerë të caktuar të Halkbank AD Skopje.
  • Mundësi për transakcione të shpejta pa kontakt në pos terminalet e Halkbank AD Skopje.
  • Për të gjithë të interesuarit, mundeni menjëherë të aplikoni përmes dorëzimit të Aplikacionit në degën/ekspoziturën më të afërt ose përmes aplikacionit onlajn.
  • Kartelat e lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta për siguri në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV и MC Secure Code).
  • Tërheqja e parave pa komision në shtatë ditët e fundit të çdo muaji nga bankomatet e Halkbank AD Skopje.​
  • 10% çmime më të ulëta kur blini policat e sigurimit vullnetar nga Halk Osiguruvanje.
  • Mundësi aplikimi online përmes Bankingut elektronik ose Aplikacionit celular

Provizionet

Provizionet

Norma e interest:

Tarifa për përpunimin e kartës bazë 200 denarë
Tarifa për përpunimin e kartës shtesë 200 denarë
Tarifa për ridhënien e kartës bazë/shtesë 200 denarë
Tarifa për ridhënien e kartës bazë/shtesë para skadimit të afatit (e dëmtuar/humbur) 300 denarë
Tarifa për përpunimin urgjent të kartës  800 denarë
Tarifa për reklamacion të pabazuar  800 denarë
Tërheqja e parave në bankomatët e Halkbank 3 % min. 200 denarë
Tërheqja e parave nga bankomatët e bankave të tjera 3,5% min. 250 denarë
Tërheqja e parave në sportelet e bankës 3,5% min. 250 denarë
Tërheqja e parave në sportelet e bankave të tjera 3,5% min. 250 denarë
Tarifa e anëtarësimit vjetor për kartën bazë Vitin e parë falas* Vitet e tjera 1.200 denarë ose sipas anëtarësimit të shkallëzuar dhe qarkullimit vjetor 
Tarifa e anëtarësimit vjetor për kartën shtesë vitin e parë falas *Vitet e tjera 900 denarë 
Tarifa e anëtarësimit të shkallëzuar për kartën bazë   
Për qarkullim vjetor prej së paku 150.000 denarë Pa anëtarësim
Tarifa për lëshimin e faturës Pa kompensim
Tarifa për vërejtje Pa kompensim
Bllokimi i kartës me kërkesë të klientit nëpërmjet help 24, email ose me shkrim Pa kompensim
Çbllokimi i kartës me kërkesë të klientit nëpërmjet help 24, email ose me shkrim 200 denarë
Ndryshimi i limitit kreditor 300 denarë
Cilësimet e PIN-it Pa kompensim
Ndryshimi i PIN-it në sportel 150 denarë
Shuma e limitit kreditor Në bazë të politikave kreditore
Lëshimi i një vërtetimi për kartën e kreditit 300 denarë

Pyetje

PYETJET MË SHPESH TË PARASHTRUARA

Si mund të aplikoni për kartelë kreditore?

Duhet të vizitoni degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje  ku do duhet të vlerësohet aftësia juaj kreditore dhe ku do mundeni të tërhiqni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim ose për aplikim onlajn.

Dokumentacioni i nevojshëm?

  • Aplikacion për kartelë kreditore të plotësuar nga shfrytëzuesi dhe punëdhënësi
  • Ekstrakt nga llogaria për tre muajtë e fundit
  • Kopje të letërnjoftimit
  • Debitim direkt
  • Për institucione private në mënyrë plotësuese duhet edhe: formulari М1/М2 i vërtetuar nga punëdhënësi

Si mund të paguani borxhin nga kartela kreditore (automatikisht) ?

Nëse jeni pranues i rrogës përmes Halkbank AD mund të nënshkruani debitim direkt me të cilin automatikisht çdo muaj do ju merren mjete nga llogaria juaj për shlyerjen e borxhit të kartelës kreditore me çka edhe kurseni në kohë.

Sa zgjat procedura për dhënien e kartelës së re?

Me aprovimin e kërkesës, procedura për dhënien e kartelës zgjat 2 ditë pune që kartela të dorëzohet deri te dega ku shfrytëzuesi ka vendosur që ta tërhjek, dhe për të njejtën do të informoheni me anët të SMS porosisë.

Si mund të siguroj faturë për kartelën kreditore përmes e-mailit?

Duhet vetëm që ti njoftoni kolegët në degë/ekspoziturë për e-mail adresën në të cilën dëshironi të pranoni faturat që të përditësohet e dhëna dhe të dorëzohet faturë çdo muaj deri te adresa e dhënë.

Vlefshmëria e kartelës?

Vlefshmëria e kartelës është 3 vite me mundësi për ridhënie.

Aplikoni

×
×

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara. | Politika e privatësisë | Politika e cookies