Përgjithësuar

Përgjithësuar

Përkrahje përkatëse dhe me kohë është çelësi i suksesit të çdo biznesi. Kombinimi nga spektri i gjerë i produkteve financiare që ofrojmë nëpërmjet degëve tona dhe konsultimeve falas, na bëjnë partner të sigurt të çdo biznesi. Qëllimi i kredive për mjete qarkulluese është financimi i aktiviteteve vijuese afariste (furnizim të materialeve dhe mallrave, financim të prodhimtarisë vijuese, përforcim të likuiditetit vijues), si dhe rifinancimin e detyrimeve egzistuese. Kreditë për mjete qarkulluese mund të aprovohen për afat të maturimit deri 3 vite, me afat dhe dinamikë shlyerjeje në pajtim me ciklin afarist të klientit. Shuma e kredisë dhe afati i shlyerjes do jenë varësisht nga kërkesat tuaja.   

Banka i ofron këto lloje të kredive për financimin e mjeteve qarkulluese: 

  • Kredi me anuitete të barabarta mujore (deri 36 muaj) - kredi në denarë, kredi në denarë me klauzolë devizore, kredi në deviza. 
  • Kredi Revolving (deri 12 muaj) - kredi në denarë, kredi në denarë me klauzolë devizore, kredi në deviza. Ato përdoren në mënyrë sukcesive, nw transha, kurse gjatë periudhës së shfrytëzimit klienti ka të drejtë përsëri ta përdorë huanë në transha, pas pagesës së çdo transhe individuale, me kusht që shuma e përgjithshme e transhave të shfrytëzuara nga huaja të mos e tejkalojë revolving kredinë e kontraktuar. 
  • Ndërmarrja juaj, njëashtu, mund të shfrytëzojë kredi për mjete qarkulluese nga linjat kreditore që ofron Banka. Informacione mbi linjat kreditore mund të gjenden në këtë link: Linjat kreditore.

Kolaterali për kredinë: Kombinim të këtyre instrumenteve: kambial në formën e aktit nga noteri; persona fizik garantues; hipotekë në patundshmëri, peng të lëndëve dhe të drejtave të lëvizshme, instrumente të tjera për sigurim të pranueshme për Bankën.  Qëllimi i kredive për kapital pune është financimi i aktiviteteve afariste vijuese (blerja e materialeve) 

Përparësitë

Përparësitë

  • Kushte fleksibile për shlyerjen e kredisë në pajtim me nevojat Tuaja afariste dhe mundësi për pagesë;
  • Mundësi për blerje të stoqeve me zbritje, e cila do të kontribuojë në rritjen e profitabilitetit të ndërmarrjes;  
  • Menaxhim me sukses me financat e ndërmarrjes dhe menaxhim të rrjedhës së parave të gatshme (cash-flow);
  • Mirëmbajtja e sasisë së mjaftueshme e mjeteve qarkulluese i mundëson biznesit Tuaj të menaxhojë me situatat e paparashikueshme;

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara. | Politika e privatësisë | Politika e cookies