Informacione

Informacione të përgjithshme

Halkbank AD Skopje ofron kredi banimi për persona fizikë që janë në marrëdhënie të rregullt pune. Kredinë mund ta përdorni për blerje të banesës, blerje të shtëpisë dhe blerje të objektit afarist si dhe për rifinancimin e ekspozimeve tuaja nëpër banka të tjera për kredi banimi. Halkbank AD Skopje ju ofron kredi të volitshme banimi që ju përshtaten nevojave tuaja.

Nëse blini patundshmëri gjatë ndërtimit të saj, Banka bashkëpunon me këto ndërmarrje ndërtuese (.pdf document).

    Përparësitë

    Përparësitë

    Kredinë që ofron Halkbank AD është me normë më të ulët të interesit, afati kohor i shlyerjes është deri 360 muaj, normë të ulët të shpenzimeve të përgjithshme të kredisë dhe shumë lehtësira sa i përket kolateralit (sigurimit).

    Norma e interesit

    Norma e interesit dhe shpenzimet

    • Shuma: deri 200.000 EUR
    • Afati maksimal: 360 muaj
    • Grejs periudha: deri 12 muaj
    • Norma e interesit me pagë në Halkbank AD Skopje: 
      • 3,3% normë vjetore fikse të internetit për 10 vitet e para,
      • 4,00 pp + norma e ndryshueshme e interesit të Euriborit 6 mujor për periudhën e mbetur (SVT 3,68%)
    • 1% kompensim për përpunimin e kredisë
    • Promocion: Deri më 30.06.2021 -  PA KOMPENSIM
    • PA shpenzime për vlerësimin e pronës
    • Polisë të domosdoshme nga aksidenti nga Halk Osiguruvanje AD Skopje 
      • 1000 mkd në vit për periudhë të barabartë me afatin e kthimit të kredisë

    (Klienti nënshkruan Kontratë për sigurim shumëvjeçar me kompaninë e sigurimeve. Shuma e siguruar është e definuar në polisë)

    • Shpenzimet e kredisë: 200 MKD (kompensimi paguhet nëse aprovohet kredia), kambial, shpenzime noteriale.
    • Kompensimi për kthimin e parakohshëm të kredisë:
      Për kthimin e parakohshëm të kredisë, Banka llogarit kompensim të njëfishtë prej 3% të vlerës së shumës së kthyer parakohe, nëse kthimi bëhet me rifinancim me kredi nga ndonjë bankë tjetër, respektivisht 0% nëse kthimi bëhet nga mjetet vetanake. Për çdo kthim të parakohshëm të kredisë, përdoruesi është i obliguar që ta njoftojë Bankën 7 (shtatë) ditë para datës së kthimit
      Kompensimi paguhet nëse Përdoruesi i kredisë ka themeluar kontratë për hipotekë të prioritetit të rradhës, për kohëzgjatjen e Kontratës për kredi.
      Përdoruesi është i obliguar që të kryejë pagesën e këtij kompensimi, menjëherë pas marrjes së përllogaritjes nga ana e Bankës.
      Personat përgjegjës të Bankës për likuidimin e kredisë janë të obliguar që një ditë pas pranimit të mjeteve të pagesës së parakohshme, të kryejnë kontroll të pronës së paluajtshme përmes Kadastrit të SRM-së me fletëpronësi të re. 
    • Pjesëmarrja: minimum 15% pjesëmarrje
    • Aftësia kreditore: 1/2 nga të ardhurat mujore (me mundësi për bashkëhuamarrës).
    • Sigurimi/Kolaterali: Hipotekë në pronë të paluajtshme, kambial dhe deklaratë kambiali. 

    * 3,68% SVT për shumën e kredisë prej 50.000 EUR, norma e interesit 3,3% fikse për 10 vitet e para dhe 4,00 pp + norma e ndryshueshme e interesit të Euriborit 6 mujor për periudhën e mbetur, afati i kthimit 360 muaj, shpenzimi për aplikacion prej 150 MKD, shpenzimi për kontroll në BKM prej 200 MKD dhe shpenzimi për polisën nga aksidenti 1000 MKD.

    ** Në lartësinë e normës vjetore të shpenzimeve të përgjithshme (SVT), ndikon afati i kthimit të kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë të përfshira në përllogaritjen e SVT-së, lartësia e normës së kontraktuar të interesit dhe shuma e polisës.


    Pyetjet

    Pyetjet më shpesh të parashtruara

    Të hyrat e mia mujore janë të ulta. A ekziston mundësia për bashkëhuamarrës te kredia e banimit?

    Halkbank AD ju jep të gjithë mundësitë për ti plotësuar nevojat Tuaja, kurse këtu është edhe mundësia për të pasur bashkëhuamarrës për kredinë tuaj.

    E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara. | Politika e privatësisë | Politika e cookies