Pyetje
Çka është pagesa e shtyrë (prolonguar)?
Periudha e pagesës së shtyrë është periudha e kohës së kredisë, kur huamarrësi nuk është i obliguar të kryejë pagesën e anuitetit. Kjo është një periudhë e pritjes para se huamarrësi të fillojë me shlyerjen e pagesave fikse mujore
Servisimi i shtyrë i anuiteteve paraqet një masë e cila për herë të parë po implementohet në sektorin bankar të Maqedonisë. Servisimi i vazhduar nuk është risi në praktikat botërore të bankave, madje edhe për shtetet ballkanike të cilët në kushte të caktuara e kanë zbatuar këtë masë me qëllim të mbështetjes së shtetit në situata të jashtëzakonshme. Kurse, gjatë kohës së Kovid19, numër i madh bankash në rajon dhe më gjerë e kanë lejuar shtyrjen e pagesave deri në 3 muaj.
Pagesa e shtyrë (prolonguar) e anuiteteve të qytetarëve dhe kompanive përmes vendimit afarist të bankës në rastin tonë bëhet për 6 muaj. Kjo është një periudhë për të cilën qytetarët dhe kompanitë kanë nevojë për likuiditet që banka do të sigurojë me një shtyrje paralele të periudhës së pagesave prej 6 muajsh, në mënyrë që anuiteti mujor i fondeve të përdorura të mbetet përafërsisht i njëjtë dhe të mos jetë një barrë serioze në të ardhmen.
Pagesa e shtyrë do të thotë një periudhë në të cilën interesi është përllogaritur në kushtet aktuale, dhe nuk ka praktikë tjetër për bankat në sektorin real përveç nëse nuk subvencionohet nga një palë e tretë.
Masa e shtyrjes është e dedikuar për ata persona që për fat të keq përballen me të hyra të shkurtuara ose të zvogëluara në kohë krize dhe që nuk janë në gjendje t'i shlyejnë detyrimet e tyre ndaj bankës normalisht.
Klientët që kanë aftësi të kryejnë detyrimet e tyre, natyrisht, duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë dhe të refuzojnë ofertën me masat e ofruara.
Dallimi mes periudhës grejs dhe pagesës së shtyrë?
Periudha grejs është një periudhë ku përllogaritet interes i cili servisohet në bazë mujore për dallim nga pagesa e shtyrë ku klienti nuk ka të dala mujore ndaj bankës.
Periudha grejs është periudha ku nuk ka zhvendosje të maturimit përfundimtar të kredisë dhe në masë të madhe ndikon mbi lartësinë e anuitetit, kurse te pagesa e shtyrë shtohen muaj të caktuar për në të ardhmen, jashtë maturimit përfundimtar me qëllim që barra e subjektit të jetë e tolerueshme dhe në korniza të kapaciteteve të tij.
A mundet një sqarim rreth interesit për atë periudhë grejs prej 6 muajsh. Sepse anuiteti mujor tashmë është përbërë nga principali dhe interesi mbi të cilën shumë do të përllogaritet interes shtesë për këtë periudhë 6 mujore, a do të thotë kjo se të gjithë do të kemi rritje në pjesën e mbetur për pagesë.
Për gjithë kohëzgjatjen e periudhës grejs, Banka do të llogarisë interesin me normën e interesit të parashikuar në Kontratën e Kredisë, d.m.th nuk do të ketë interes shtesë, vetëm interes të rregullt. Pas skadimit të periudhës grejs 6-mujore, interesi i përllogaritur në periudhën grejs do të shpërndahet (shtohet) në bilancin e kredisë dhe do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për anuitetet sipas planit të ri të amortizimit. Po, kjo do të thotë që do të ketë një rritje të vogël të anuiteteve për pjesën e mbetur të pagesës, por në të njëjtën kohë periudha e pagesës së kredisë do të zgjatet, duke lejuar që rritja e anuiteteve të jetë minimale.
Bilanci i kredisë është 600.000,00 MKD me normë interesi prej 6% interes mujor dhe me 84 muaj të mbetur për shlyrje?
Shuma e interesit që do të përllogaritet për muaj është 3.000,00 MKD i qartë edhe në planin tuaj të amortizimit, shuma totale për 6 muaj do të jetë 18.000,00 MKD, shumë e cila do të shpërndahet për periudhën e mbetur prej 84 muajve, respektivisht plus 215 MKD në muaj. Nuk do të paguani anuitet mujor në shumë prej 8.765,00 MKD ose për 6 muaj 52.590,00 MKD, prandaj për periudhat e ardhshme do të paguani shumë më të lartë të anuitet për 215 MKD.
A vlen për të gjitha produktet?
Nëse klienti ka më tepër detyrime kreditore, (nëse shfrytëzon më tepër produkte kreditore) i njëjti e fiton të drejtën e shtyrjes së kësteve/interesit për secilin produkt;
Prej kur fillon zbatimi i masës? Me cilat obligime fillon dhe me cilat përfundon?
Shtyrja e masave fillon me përllogaritjen e anuiteteve prej 01.03.2020 dhe zgjat deri më 31.08.2020. Do të thotë se me shfrytëzimin e këtyre masave e fitoni të drejtën e shtyrjes së pagesës së anuitetit të parë prej 31.03.2020 dhe të fundit më 31.08.2020. Anuiteti tjetër i rradhës pas servisimit të shtyrë obligohet më 30.09.2020;
Vallë edhe kreditë e tërhequra në mars dhe muajt e ardhshëm do të shtyhen?
Kreditë e tërhequra në muajin mars 2020, nuk janë të përfshirë në ofertë, duke marrë parasysh kriteret e rekomanduara nga autoritetet kompetente. Por, Banka për kohë të shkurtër do të ofrojë masa të reja edhe për këto kredi (për persona fizikë që do të kenë nevojë për lehtësira), për të cilat do t’ju njoftojmë në mënyrë shtesë.
A do të shtyhen edhe debitimet direkte (urdhërpagesat e përhershme)? Çka me ndalesat administrative?
Debitimi direkt do të mbetet aktiv, por për shkak të pagesës së shtyrë nuk do të keni borxh të maturuar për të cilin debitimi direkt do të transferonte fonde në partinë kreditore. Kjo me qëllim që të mos çaktivizohet debitimi direkt, për të aktivizimin e të cilit do të duhet të parashtroni përsëri kërkesë. Nëse kredia juaj shlyhet përmes ndalesës administrative, Ju lutemi të njoftoni punëdhënësin tuaj se gjatë kohës së periudhës grejs, të njëjtën duhet ta lë në pritje. Banka do të përpiqet që për një kohë të shkurtër t’i njoftojë kompanitë dhe institucionet e mëdha për klientët që do ta shfrytëzojnë masën por jo para afatit përfundimtar për pranim, respektivisht refuzimit të ofertës të datës 05.04.2020 me qëllim që të kemi numër përfundimtar të klientëve dhe identifikimin e tyre.
A vlen kjo edhe për pensionistët ?
Oferta është e vlefshme për të gjithë klientët që janë klasifikuar në kategorinë e rrezikut A, B ose V dhe nuk kanë statusin e kërkesave të dyshimta dhe të kontestuara (jofunksionale), pra në punën e tyre të mëparshme me Bankën nuk kanë vonuar për më shumë se 90 ditë në shlyerjen e detyrimeve. Përfshirë pensionistët, duke filluar nga fakti se të gjithë janë ose mund të preken drejtpërdrejt ose indirekt. Kjo është theksuar edhe në njoftim dhe ne përmes degëve tona do të bëjmë një përpjekje për t’i kontaktuar drejtpërdrejt të gjithë pensionistët në mënyrë që t'u shpjegojmë dhe llogaritim nga afër duke pasur parasysh kanalet e kufizuara të komunikimit dhe të sigurohemi që të gjithë e kuptojnë mirë masën.