PYETJE

KUSH KA TË DREJTË PJESËMARRJEJE NË LOJËN SHPËRBLYESE "Paguaj me HALKPay dhe fito shpërblime!"?

Të gjithë personat fizikë në moshë madhore, që janë klientë të Halkbank AD Skopje dhe janë përdorues të kartave të debitit dhe/ose kreditit MasterCard për persona fizikë (MasterCard Debit Contactless; MasterCard Standard; MasterCard Contactless; MasterCard World) lëshuar nga Halkbank AD Skopje, të cilët janë të digjitalizuara dhe me të cilat kanë bërë një transaksion të vlefshëm përmes aplikacionit celular HALKPay, i disponueshëm për pajisje celulare me sistemin operativ Android.

SI MUND TË MARR PJESË NË LOJËN SHPËRBLYESE  "Paguaj me HALKPay dhe fito shpërblime!"?

Me çdo transaksion të vlefshëm të bërë me aplikacionin celular HALKPay, ju merrni pjesë në lojën shpërblyese "Paguaj me HALKPay dhe fito shpërblime!"

CILAT TRANSAKSIONE JANË TË VLEFSHME PËR TË MARRË PJESË NË LOJËN SHPËRBLYESE "Paguaj me HALKPay dhe fito shpërblime!"?

Në Lojën shpërblyese janë të vlefshme të gjithë transaksionet e bëra nga përdoruesi me aplikacionin celular HalkPay të disponueshëm për një pajisje celulare me sistem operativ Android dhe NFC të aktivizuar të bërë në një terminal POS që mbështet pagesa pa kontakt.

ÇFARË VËRTETIMI/DËSHMI DUHET TË KEM PËR TË PASUR NJË TRANSAKSION TË VLEFSHËM?

Konfirmimi për një transaksion të vlefshëm me aplikacionin celular Halkpay konsiderohet të jetë vërtetimi nga terminali POS, një mesazh me tekst i marrë për një transaksion të suksesshëm ose një ekstrakt për transaksione të realizuara.

CILAT JANË RREGULLAT E LOJËS SHPËRBLYESE "Paguaj me HALKPay dhe fito shpërblime!"?

Rregullat e lojës shpërblyese ‘’Paguaj me HALKPay dhe fito shpërblime!’’, klientët mund t’i lexojnë në këtë link

DERI KUR ZGJAT LOJA SHPËRBLYESE  "Paguaj me HALKPay dhe fito shpërblime!"?

Loja shpërblyese fillon më 01.11.2020 dhe do të zgjasë deri më 28.02.2021.

SA SHPËRBLIME MUND TË FITOJË NJË PJESËMARRËS NË LOJËN SHPËRBLYESE  "Paguaj me HALKPay dhe fito shpërblime!"?

Një pjesëmarrës në lojën shpërblyese ka të drejtë të tërhiqet vetëm për një shpërblim nga numri i përgjithshëm i shpërblimeve gjatë shorteve mujore, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit nga fillimi deri në fund të lojës shpërblyese, dmth gjatë gjithë kohëzgjatjes së lojës shpërblyese, pavarësisht nëse kanë fituar shpërblim ose jo, ata do të marrin pjesë në shortin e madh dhe do të kenë mundësinë të fitojnë një nga shpërblimet e atij shorti.

KUR DO TË SHPALLEN FITUESIT DHE MËNYRA E TËRHEQJES SË SHPËRBLIMEVE NË LOJËN SHPËRBLYESE "Paguaj me HALKPay dhe fito shpërblime!"?

Rezultatet e shorteve do të publikohen në faqen zyrtare të Halkbank AD Skopje, www.halkbank.mk, jo më vonë se tre ditë nga dita e përfundimit të shorteve.

A MUND TA PËRDOR APLIKACIONIN CELULAR HALKPay NJË KLIENT ME SISTEM OPERATIV IoS?

Jo. Aplikacioni celular HalkPay është në dispozicion për çdo klient me një kartë pagese aktive nga marka Mastercard, lëshuar nga Halkbank AD Skopje. Përdoruesi i kartës së pagesës shkarkon aplikacionin celular HalkPay nga “Google Play Store” në një pajisje celulare me sistemin operativ Android.

Copyright 2014 HALKBANK АД Скопје. Сите права задржани. | Политика за приватност | Политика за колачиња