Turhan ADEMI - UD Drejtor Kryesor Еkzekutiv

Pas diplomimit në fushën e kontabilitetit financiar në Fakultetin ekonomik në Shkup,z. Ademi fillon karrierën e tij në IK Banka në njësinë për kredi dhe likuiditet në Degën e Shkupit. Karriera e tij profesionale fillon të rritet në vitin 1994, në ndërkohë ishte aktiv në IK Banka në vitin 1999, arriti poste të ndryshme kyqe si Menaxher në Njësinë për kredi, thesar dhe likuiditet, Menaxher në Njësinë për broker; njëashtu ushtrues detyre Menaxher i IK Banka Dega Manastir. Kulminacioni kryesor për periudhën 1995-1996 ishte posti i Ushtruesit të detyrës Menaxher Gjeneral i IK Banka. Në piketat e ardhshme të karrierës në rritje të z. Ademi ishte posti i Zëvendës Presidentit në Ziraat Banka AD Skopje prej vitit 199-2001. Pak kohë më vonë, në Mars të vitit 2001 u promovua në Menaxher gjeneral, ku ndër tjerash në përgjegjësitë e tij ishte edhe anëtarësimi në Këshillin për menaxhimin me rrezikun. Pas përvetësimit me sukses të Ziraat Banka AD Skopje nga HALKBANK AD Skopje, sfida momentale profesionale e z. Ademi është posti Drejtor ekzekutiv dhe anëtar i Këshillit ekzekutiv të HALKBANK AD Skopje.

Buket Gereçxhi – Drejtor Еkzekutiv

Karriera profesionale e zonjës Buket Gereçxhi fillon me angazhimin me punë në Garant Bankasi A.SH. Turqi në vitin 1990, menjëherë pas mbarimit të arsimit formal me Diplomë nga Universiteti në Ankara në Departamentin për Marrëdhënie ndërkombëtare në vitin 1989. Pas pesë viteve të kaluara në marrëdhënie pune në Garant Bankasi, zonja Gereçxhi në vitin 1995 përfiton mundësinë për zhvillim të mëtutjeshëm profesional në karrierë në institucion tjetër financiar në Turqi – Toprak Bank. Ky angazhim pune zgjat deri në vitin 1997, kur edhe emërohet si Drejtor i degës në Gazientep, në kuadër të Finans Bank A.SH. Në vitin 2002, ajo është para një sfide të re profesionale, në kuadër të Asja Katilim Bankasi A.SH., kurse në vitin 2008 në të njejtin institucion është emëruar edhe si Zëvendës Drejtor Gjeneral dhe Person përgjegjës për Operacione (COO). Nga viti 2011, vazhdon si Drejtor kryesor financiar në kompani tjetër, pjesë e industrisë së naftës në Turqi. Pjesë e familjes së Halkbank, bëhet me marrjen e pëlqimit të mëhershëm nga ana e BPRM më 04.03.2015, si anëtare e Këshillit drejtues të Bankës – Drejtor Ekzekutiv, përgjegjëse për Sektorin e resurseve njerëzore dhe organizimit dhe Sektorin për operacione dhe sisteme informatike.

Tomche TASEVSKI - Drejtor Еkzekutiv

Si i diplomuar në kontabilitet financiar dhe Menaxhmenti i bankave në Fakultetin Ekonomik, Sh. Kirili dhe Metodi, karriera e z. Tasevski fillon në Ljubljanska Banka në fushën e shitjes së kredive, dhe pastaj ka vazhduar me poste të shumta strategjike si Udhëheqës i Departamentit për marrëdhënie me klientët në Almako Banka dhe Ndihmës Menaxher Gjeneral në Kursimoren Moznosti. Në ndërkohë, për kohë të shkurtër në IK Banka si Menaxher i departamentit të kredive, z. Tasevski kthehet si Drejtor operativ dhe Menaxher i Njësisë për korporatat në vitin e hershëm 2002, duke përkrahur dhe koordinuar proceset dhe personelin duke ndërtuar rrjet të fortë të klientëve afarist dhe kredi portfolio në Bankë. Në vitin 2009 z. Tasevski u promovua në Drejtor ekzekutiv, Anëtar i Këshillit ekzekutiv të IK Banka. Pas rebrendimit të bankës z.Tasevski mbetet edhe më tej Brenda Këshillit ekzekutiv të HALKBANK AD Skopje. Në vitin 2009 z. Tasevski u promovua në Drejtor ekzekutiv, anëtar i Këshillit ekzekutiv të IK Banka dhe është caktuar Kryetar i Këshillit për menaxhimin me rrezikun.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.