Karakteristikat

Kontriboni për punën tuaj me para të gatshme (kesh) me kartelat kreditore Mastercard Business Revolving. Kartela kreditore Mastercard Business Revolving është kartelë kreditore ndërkombëtare, e cila mund të përdoret për pagesën e mallrave dhe shërbimeve (shpenzime për argëtim, akomodim në hotel, shpenzime udhëtimi, për zbatimin e transakcioneve në internet (rezervime të hoteleve, blerje të biletave të avionit ...) dhe për tërheqjen e parave të gatshme (kesh), në vend dhe jashtë vendit për nevoja afariste.

Kartela funksionon në parimin e kthimit minimal mujor të vetëm 10% të shumës së kredisë së shpenzuar në muajin vijues.

Nëse nuk jeni shfrytëzues i kartelës kreditore Mastercard Business Revolving mund të aplikoni përmes aplikacionit ose në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje.

Nëse do dëshironit të jeni të informuar për çdo transakcion Tuajin përmes SMS porosisë, Ju lusim të plotësoni dhe dorëzoni Aplikacionin për SMS info deri te dega më e afërt e Halkbank AD Skopje.

Kartelat e lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta të sigurisë në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV dhe MC Secure Code).

Përparësitë

Kartela Mastercard Business Revolving funksionon në parimin e kthimit minimal mujor të vetëm 10% të shumës së kredisë së shpenzuar në muajin vijues.

  • 24/7 orë mbështetje për shfrytëzuesit kudo në botë përmes kontakt qendrës HELP 24 help24@halkbank.mk ose në tel +389(0)2 3296 330
  • Mundësi për shfrytëzimin e limitit të disponueshëm të kartelës kreditore Mastercard Business Revolving kudo ku është ekspozuar logoja Mastercard.
  • Biznes kartelat janë mënyrë praktike për pagesën e të gjithë klientëve korporativë.
  • Kartela Mastercard Business Revolving mund tu jepen më tepër përdoruesve dhe për çdo kartelë të lëshuar mund të definohet limiti për tu shpenzuar në bazë ditore dhe mujore në vend dhe jashtë vendit.
  • Për kartelë kreditore Mastercard Business Revolving mund të aplikoni përmes aplikacionit ose në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje.

Normat dhe Provizionet

Shuma e limitit kreditor Врз основа на Кредитни политики
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) në bankomatet e Halkbank 1,5% , ose min. 60,00 denarë
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) nga sportelet e Bankës 1,5 % ose min 60,00 denarë
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) në bankomatet e bankave të tjera 2% min. 120,00 denarë
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) nga sportelet e bankave të tjera 2% min. 120,00 denarë
Anëtarësia vjetore e llogarisë themelore 1.500,00 denarë годишно
Anëtarësia vjetore për kartelë 1.500,00 denarë годишно
Zëvendësim të kartelës së dëmtuar (ridhënia e kartelës dhe pin-it) 300,00 denarë
Ridhënia e Pin-it Pa kompenzim
Kompenzimi për përpunimin urgjent të kartelës 600,00 denarë
Kompenzimi për dhënien e faturës Pa kompenzim
Bllokimi i kartelës Pa kompenzim
Debllokimi i kartelës 60,00 denarë
Kompenzimi për reklamacion të pabazuar 600,00 denarë
Kompenzimi për vërejtje 100,00 denarë
Norma e interesit
Tregtarë dhe persona nga e drejta publike  12,50% në vit, fikse Jotregtarë 10,50% në vit, fikse
Shlyerje minimale mujore të limitit të shfrytëzuar prej 10%

Pyetjet

Si mund të aplikoni për kartelë kreditore?

Duhet të vizitoni degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje ku do duhet të vlerësohet aftësia juaj kreditore dhe nga ku do mund të tërhiqni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim ose të aplikoni përmes web-it tonë dhe personi përgjegjës do ju kontaktojë.

Sa zgjat procedura për dhënien e kartelës së re?

Procedura merr 2 ditë pune që kartela të dorëzohet deri te dega nga ku klienti ka vendosur për ta tërhequr kartelën dhe për të njejtën do të njoftohet përmes SMS porosisë.

Si mund të marr raport për kartelën time kreditore përmes e-mailit?

Shkruani informacionet e nevojshme të kompanisë në këtë kërkesë këtu dhe kontaktoni degën më të afërt të Halkbank AD Skopje.

A ka nevojë për kartelë plotësuese për pagesa jashtë vendit?

Shfrytëzuesi i kartelës themelore dhe shfrytëzuesit e kartelave plotësuese mund të kryejnë transakcione kudo në botë në vende ku është ekspozuar logoja MasterCard.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.