15.09.2016

Hapje solemne e degës së Halkbank AD Skopje në Dibër

Në drejtim të vazhdimit të trendit të zgjerimit të rrjetit të saj të degëve, duke bërë shërbimet e saj të jenë në dispozicion për qytetarët dhe bizneset nga të gjitha pjesët e Republikës së Maqedonisë, Halkbank AD Skopje më 06 shtator 2016 solemnisht e hapi degën e saj në Dibër, me çrast arritini në numrin prej 35 degëve në Republikën e Maqedonisë.

Për momentin, rrjeti i degëve të Halkbank AD Skopje numëron 35 degë, nga të cilat 16 në Shkup, kurse të tjerat të shpërndara në 19 qytete nëpër Republikë. Me hapjen e degëve të reja moderne dhe me renovimin e degëve ekzistuese Halkbank AD Skopje në mënyrë të vazhdueshme përkushtohet në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve, me qëllim plotësimin e nevojave të qytetarëve dhe bizneseve në mënyrë kualitative dhe konzistente.

Solemniteti me rastin e hapjes së degës në Dibër filloi në ora 13 në prezencën e shumë mysafirëve të njohur, ndër të cilët ishte edhe Kryetari i komunës Dibër, z-ri Ruzhdi Lata dhe z-ri Mukrem Mehmedi, Kryetar i komunës Mavrovë dhe Rostushë, si dhe numër i madh përfaqësuesish të komunitetit të biznesit në vend, dhe klientë të Halkbank AD Skopje.

UD Drejtori Kryesor Ekzekutiv i Halkbank AD Skopje, z-ri Turhan Ademi e hapi solemnitetin dhe iu drejtua mysafirëve të pranishëm, duke i falemnderuar për prezencën e tyre dhe për mbështetjen për rritjen e Bankës. Ai i potencoi arritjet më të mëdha të Bankës, me çka flet edhe inkorporimi i aplikacionit të parë mobil për persona juridikë në sektorin bankar të Republikës së Maqedonisë, si dhe inkorporimi i aplikacionit për persona fizikë, duke mundësuar qasje më të lehtë deri te shërbimet bankare për të gjithë klientët.

Pas fjalimit të tij, kryetari i komunës Dibër, z-ri Ruzhdi Lata, gjithashtu mbajti fjalim të shkurtër para mysafirëve të pranishëm, me çka u përcoll me prerjen solemne të shiritit të kuq. Në këtë mënyrë u shënua hapja zyrtare e degës në qendër të Dibrës.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.