05.03.2018

HALKBANK AD SKOPJE FUTI NË PËRDORIM KARTELË TË RE DEBITORE PËR PERSONA FIZIKË

Blini fluturimthi me kartelën e re debitore

Të nderuar klientë,

Me kënaqësi Ju informojmë mbi futjen në përdorim të Visa kartelës së parë pa kontakt dedikuar për persona fizikë me të cilën Halkbank e zgjeroi paletën e produkteve të kartelave, duke siguruar në vazhdimësi përparësi shtesë për klientët e saj.

Visa PayWave Electron është kartelë ndërkombëtare dedikuar për transakcione pa kontakt në të gjitha POS terminalet ku gjendet logoja e Visa dhe për tërheqjen e parave të gatshme (kesh) nga bankomatët e vendit dhe jashtë vendit.

Shfrytëzuesit mund të kënaqen në shfrytëzimin e kartelave nëpër POS terminale duke paguar lehtë dhe shpejtë pa pasur nevojë për PIN në të gjitha pikat e shitjes ku gjendet shenja për pagesë pa kontakt.

Kartela i posedon standardet më të larta të sigurisë për pagesa përmes internetit (3D Secure-Verified by Visa).

Kënaquni në blerjet e lehta dhe të sigurta me Visa PayWave Electron nga Halkbank!

Me respekt,
Halkbank AD Skopje

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.