Përgjithësuar

Bëhuni bankieri juaj personal dhe shfrytëzoni bankomatet e Halkbank AD Skopje për të thjeshtëzuar jetën dhe për të kursyer kohë.

Nuk ka nevojë më të prisni pas vijës së verdhë në bankë. Vetë vendosni ku dëshironi ti transferoni mjetet tuaja. Transakcionet tuaja janë shumë të shpejta dhe realizohen menjëherë.

Përparësitë

  • Mund të transferoni mjete nga njëra në llogarinë tjetër në kuadër të Bankës dhe pa provizion
  • Mundësi për pagesë të borxhit sipas kartelës kreditore
  • Mundësi për pasqyrimin e shkurtër të raportit për 10 transakcionet e fundit të kryera me kartelën Tuaj
  • Thjeshtë, shfrytëzoni kartelën tuaj kreditore si kartelë debitore dhe kryeni transakcione pa provizion
  • Ndryshoni PIN-in tuaj  
  • Kontrolloni gjendjen në llogarinë Tuaj në çdo kohë

Lokalizimi dhe harta e ATM-ve

PAGESA E PARAVE TË GATSHME (KESH) - CASH IN

Në bankomatet Cash In të Halkbank AD Skopje përveç tërheqjes së parave të gatshme (kesh), mundeni në çdo kohë të depononi mjete në llogarinë Tuaj transakcionale, me çrast mjetet do ju vihen menjëherë në dispozicion.

Gjithçka që duhet të bëni është të fusni kartelën Tuaj debitore dhe të zgjidhni deponimin e parave të gatshme. Gjatë deponimit të parave të gatshme nuk ka kufizime të denominimeve, respektivisht bankomati pranon banknota prej 10, 50, 100, 500, 1.000 dhe 5.000 denarë.

 Manual
 Lista e bankomateve 

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.