Përgjithësuar

Akreditivi (L/C) është instrument pagesor më i sigurt i cili siguron mbrojtje maksimale të importuesit / blerësit, si dhe të eksportuesit/shitësit. Akreditivi është instrument shumë fleksibil pagesor, ofron mundësi të ndryshme në reduktimin e rrezikut ndërmjet partnerëve.

Akreditivi mund të përshtatet kërkesave të palëve të kontraktuara varësisht nga nevojat e tyre.

Akreditivi mund të krahasohet me punën e rrobaqepësit: palët e kontraktuara do ti marrin kërkesat e tyre në varshmëri nga ajo që i përgjigjet nevojave të tyre.

Akreditivi (L/C) në të njejtën kohë paraqet pagesë dhe instrument sigurie, i cili përdoret në tregtinë ndërkombëtare, nëpërmjet së cilës Banka, nw pajtim me kërkesat dhe udhëzimet e klientit të saj (importuesit) i cili merr përgjegjësi për pagesë ndaj eksportuesit nëpërmjet Bankës së tij, bazuar në dokumentacion të përcaktuar sipas kushteve të akreditivit të prezantuara Bankës së tij në afat të caktuar.

Ky instrument është ndërkombëtarisht i rregulluar me rregullat e vetme ndërkombëtare të gjithëpranueshme për akreditivë, (Revision 2007, Publication 600 issued by ICC in Paris).

Halkbank AD Skopje ofron spektër të gjerë të llojeve të ndryshme të Akreditivit (L/C) me tarifa shumë konkuruese varësisht se çka ofrohet si kolateral nga ana e klientëve.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.