Informacion
Depozitat janë të siguruara në Fondin për Sigurimin e Depozitave në përputhje me kushtet e vlefshme të Fondit për Sigurimin e Depozitave.
Shuma e Kompensimit
Në rast të një ngjarjeje me rrezik, Fondi për Sigurimin e Depozitave kryen kompensim deri në 30,000 euro në kundërvlerë denari për çdo depozitues, në bankë, degë të një banke të huaj ose kursimore, në përputhje me dispozitat e ligjit.
Brenda shumës deri në 30,000 euro, objekt i kompensimit janë edhe kapitali dhe interesi i të gjitha depozitave të cilat i zotëron një depozitues në bankë në ditën e ngjarjes së rrezikut.
Depozitat që nuk Kompensohen
- Depozitat e depozituesve të cilëve u janë dhënë kushte të privilegjuara interesi, të ndryshme nga ato të publikuara nga banka, dega e bankës së huaj ose kursimorja;
- Depozitat e depozituesve pronarë të mbi 5% të aksioneve me të drejtë menaxhimi në bankë, degë të bankës së huaj ose kursimore;
- Depozitat e anëtarëve të organeve drejtuese të bankës, degës së bankës së huaj ose kursimores;
- Depozitat e të afërmve të shkallës së parë të personave nga pikat 2 dhe 3, bashkëshort(ja) dhe fëmijët;
- Depozitat që lidhen me transaksione për pastrim parash nëse shkelësi është dënuar dhe dënimi është në fuqi.
Në rast se depozituesi ka detyrime ndaj bankës ose kursimores, shuma totale e depozitës së depozituesit zvogëlohet për shumën e detyrimeve ndaj bankës, degës së bankës së huaj ose kursimores.
Në rast të një depozite të përbashkët, konsiderohet se pjesët e investitorëve janë të barabarta nëse nuk është përcaktuar ndryshe në marrëveshje.
Më shumë informacion në këtë link.