Kushtet e Përgjithshme

Një llogari pagese është një llogari e mbajtur nga ofruesi i shërbimeve të pagesës (Banka) në emër të përdoruesit të shërbimeve të pagesës, e cila përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesës.

E njëjta mund të hapet lehtësisht edhe përmesOneID

Llogari pagese në denarë

Në llogarinë e pagesës në denarë regjistrohen të gjitha transaksionet e pagesës në denar të kryera përmes sporteleve të Bankës, përmes internetit dhe aplikacionit mobil, kartave debiti ose urdhrave të përhershëm.

Pa tarifë për hapjen dhe mbylljen e llogarisë së pagesës.
Mundësi për përdorimin e shërbimeve të pagesës (kartë debiti, kartë krediti, bankë elektronike dhe mobile, tejkalim i autorizuar).
Mundësi për aktivizimin e një urdhri të përhershëm.

Kush mund të hapë një llogari pagese?

Person fizik, me vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Person fizik, shtetas i huaj, i cili sipas rregullativës ligjore ka statusin e rezidentit, mbi bazën e njërit prej dokumenteve të mëposhtme:
  • Kartë identiteti e vlefshme për qëndrim të përkohshëm, e lëshuar nga MPB e RMV.
  • Certifikatë për qasje të lirë në tregun e punës (për shtetasit e Serbisë dhe Shqipërisë).
  • Dokumenti “Ballkani i Hapur” i lëshuar nga Agjencia për Punësim e RMV.
Të miturit – duhet të paraqitet certifikata e lindjes së fëmijës dhe prania fizike e përfaqësuesit ligjor/kujdestarit me dokument identifikimi personal të vlefshëm.
Personat me aftësi të kufizuara – me dokumentacion të lëshuar nga institucioni kompetent.

Dokumentacioni i nevojshëm për hapjen e llogarisë

Dokument i vlefshëm për identifikim personal (certifikatë lindjeje për të miturit).
Aplikacion për përditësimin e të dhënave të personit fizik.
Kërkesë për hapjen e një llogarie pagese për konsumator (rezident/jo rezident).
Marrëveshje kornizë për hapjen, mirëmbajtjen dhe mbylljen e llogarisë së pagesës dhe shërbimeve të tjera të pagesës për person fizik (rezident/jo rezident).

Si mund të disponoj mjetet në llogarinë time të pagesës?

Mjetet mund të përdoren përmes:

Sporteleve të Bankës (degë dhe filiale në gjithë vendin).
Me kartat e debitit në të gjitha bankomatet në vend.
Bankës elektronike dhe mobile.
Sporteleve të Postës SHA të Republikës së Maqedonisë së Veriut.