Karakteristikat

Akkreditivi (L/C) është një instrument i sigurt pagese dhe ofron mbrojtje të lartë si për importuesin/blerësin, ashtu edhe për eksportuesin/shitësin.

Akkreditivi është një instrument fleksibël pagese, që ofron mundësinë e uljes së rrezikut mes partnerëve dhe mund të përshtatet sipas kërkesave të palëve kontraktuese në varësi të nevojave të tyre.

Letra e kreditit (L/C) në të njëjtën kohë përfaqëson si instrument sigurie ashtu edhe instrument pagese. Letra e kreditit përdoret në tregtinë ndërkombëtare, ku Banka, në përputhje me kërkesat dhe udhëzimet e klientit të saj (importuesit), merr përsipër përgjegjësinë për të paguar eksportuesin, bazuar në dokumentacionin e paraqitur sipas kushteve të letrës së kreditit dhe brenda një afati të caktuar.
Ky instrument është i rregulluar ndërkombëtarisht nga Rregullat e Njësuara për Letrat e Kreditit (UCP) Revizioni 2007, Publikimi 600 i lëshuar nga ICC në Paris.
Halkbank SHA Shkup ofron mundësinë e përdorimit të letrave të kreditit me tarifa shumë konkurruese, në varësi të kolateralit të ofruar nga klientët.

Për informacione shtesë, na kontaktoni ose vizitoni degën/zyrën më të afërt.

Kredi të ngjashme
për nevojat tuaja