Sistemi i Pagesave SEPA (Single Euro Payments Area)
SEPA përfaqëson një nismë të Bashkimit Evropian për thjeshtësimin dhe integrimin e pagesave në euro brenda hapësirës evropiane të pagesave. Qëllimi është që transaksionet në euro të jenë më të shpejta, më të lira dhe më efikase.
Roli i Halkbank
Halkbank AD Shkup është pjesëmarrës indirekt në sistemin SEPA përmes një marrëveshjeje të nënshkruar për përdorimin e sistemit pan-evropian të kliringut STEP2 për kryerjen e transaksioneve SEPA.
Përparësitë e pagesave SEPA:
- Kryhen ekskluzivisht në euro
- Kryhen të njëjtën ditë ose më së voni ditën e ardhshme të punës (D+0/D+1) nga pranimi i urdhrit
- Të shpejta, të sigurta dhe me kosto më të ulëta krahasuar me transferet standarde ndërkufitare
- Kosto SHA – secila palë paguan tarifën vetëm ndaj bankës së vet
- Përfituesi merr shumën e plotë, pa zbritje
Tarifat fikse
Pavarësisht nga shuma, zbatohen tarifat unike më të favorshme:
| Lloji i transaksionit |
Tarifa |
| Pagesë SEPA |
250,00 denarë |
| Prurje SEPA |
200,00 denarë |
Si të përdorni SEPA?
Për ekzekutimin e saktë të një urdhri SEPA duhet të keni:
- IBAN llogarinë e përfituesit
- BIC (SWIFT) kodin e bankës së përfituesit
- Shënimin SEPA/SHA në urdhër
- Valuta EUR
Më shumë informacion rreth pagesave SEPA mund të merrni në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank.