Karakteristikat

Të gjitha marrëveshjet e biznesit kërkojnë siguri, efikasitet dhe respekt të ndërsjellë. Partnerët kryesorë në këto transaksione janë Banka dhe klientët e saj. Për të mbrojtur interesat e klientit, Banka ofron kredibilitetin e saj, aftësitë dhe teknologjinë moderne të komunikimit, si në vend ashtu edhe jashtë. Strategjia e biznesit e Bankës për këto produkte bazohet në shërbim të shpejtë dhe të sigurt për klientin, duke kontribuar në ofrimin kompetent të shërbimeve, gjë që siguron rezultate më të mira në operacionet e klientit.

Garancia në denar është një dokument i shkruar me të cilin Banka – garantuesi merr përsipër që pa kushte dhe në mënyrë të parevokueshme do të kryejë pagesën e një shume të caktuar në favor të përfituesit të garancisë.
Sipas nevojave të klientit, Halkbank SHA Shkup lëshon të gjitha llojet e garancive në denar: garanci doganore, garanci për pagesë avansi, garanci tenderi, garanci pagese, garanci për kryerje cilësore, etj.
Nëse shisni produkte, shërbime, merrni pjesë në tenderë, kryeni punë, bëni pagesa avansi, instaloni pajisje të reja dhe jeni dakorduar të siguroni një garanci bankare për kryerjen e punëve, në Halkbank SHA Shkup mund të aplikoni për garanci në denar me kushte konkurruese të tregut në lidhje me provizionet, tarifat dhe sigurimin.

Për informacione shtesë, na kontaktoni ose vizitoni degën/zyrën më të afërt.

Kredi të ngjashme
për nevojat tuaja