Zgjidhja e parakohshme e kontratës:
lejohet. Ndërprerja e parakohshme konsiderohet nëse depozita tërhiqet para skadimit të datës së maturimit të depozitës ose nëse kushti për mbajtjen e shumës minimale për mbajtjen e depozitës nuk plotësohet gjatë kohëzgjatjes së marrëveshjes. Në këto raste, Kontrata konsiderohet e ndërprerë plotësisht dhe interesi llogaritet sipas kqyrjes, pra 0%.
Norma e interesit:
përbëhet nga një normë bazë interesi dhe një shtesë nxitëse në pikë përqindjeje dhe janë fikse gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes/Kontratës. Shtesa nxitëse formohet në radhë dhe varet nga shuma e depozitës në para të gatshme. Norma e interesit do të rritet ose ulet sipas shumës së depozitës ndërsa depozita lëviz nga një nivel në tjetrin. Interesi llogaritet në baza ditore dhe paguhet në datën e maturimit të depozitës.