PËRSHKRIMI I PRODUKTIT

Shpenzo dhe kurse me produktin e ri të Halkbank AD Shkup!

Produkti E-Arka mund të hapet duke lidhur një ose më shumë karta debiti Halkbank (Mastercard Debit, Mastercard World Debit, Visa PayWave Electron dhe Visa Platinum).
Produktet aktive E-Arka që janë të lidhura vetëm me një kartë debiti, kanë mundësinë të lidhin karta debiti shtesë.

Me çdo transaksion të kryer me kartat Mastercard Debit, Mastercard World Debit, Visa PayWave Electron dhe Visa Platinum të Halkbank në një terminal POS dhe terminal virtual POS të çdo banke, një shumë e caktuar e rritur mbi shumën e transaksionit POS do të transferohet në llogarinë speciale të kursimit të klientit (një llogari depozite e dedikuar ekskluzivisht për këtë lloj kursimi).

Si funksionon?

Zgjidhni një metodë kursimi kur nënshkruani kontratën:

1. Rrumbullakimi i shumës në numrin e plotë më të afërt (zgjedhja prej 10, 50, 100, 200, 500 denarë)

Shembull se si funksionon - Rrumbullakimi i një shume në numrin e plotë më të afërt (Shembull me 100 denarë)

Produkti/Shërbimi i blerë Çmimi i produktit Rrumbullakimi i një shume në numrin e plotë më të afërt (100 denarë) Shuma e transferuar në llogarinë tuaj të depozitës
59 denarë 100 denarë 41 denarë
182 denarë 200 denarë 18denarë
327 denarë 400 denarë 73 denarë
Shuma totale e transferuar në llogarinë tuaj të depozitës 132 denarë

2. Shumë fikse nga çdo transaksion i kryer (zgjedhja 10, 20, 50, 100 denarë)

Shembull se si funksionon – Shuma fikse (Shembull me 50 denarë)

Produkti/Shërbimi i blerë Çmimi i produktit Shumë fikse nga çdo transaksion i kryer (50 denarë) Shuma e transferuar në llogarinë tuaj të depozitës
59 denarë 50 denarë 50 denarë
182 denarë 50 denarë 50 denarë
327 denarë 50 denarë 50 denarë
Shuma totale e transferuar në llogarinë tuaj të depozitës 150 denarë
  • Nëse nuk jeni ende përdorues, aplikoni për kartat MasterCard Debit Contactless, Visa Platinum dhe Visa PayWave të Halkbank
  • Depozita minimale me hapjen e depozitës në ditën e nënshkrimit të kontratës: 100 denarë
  • Ndiqni të gjitha ndryshimet (depozitat dhe tërheqjet) e depozitës në bankingun tonë elektronik ose bankingun celular

Karaktersitikat

Norma e interesit: 1,00%
Shuma minimale për të hapur produktin: 100 MKD
Mënyra e arkëtimit të interesit: në fund të periudhës së maturimit
Lloji i normës së interesit: fikse
Afati: 12 muaj
Metoda e përllogaritjes së interesit metoda proporcionale (28-31/365-6)
Riafatizimi: pas maturimit, depozita riprogramohet automatikisht, pra sipas kontratës
Tërheqja e pjesshme e fondeve: ekziston mundësia e tërheqjeve të pjesshme nga depozita para skadimit të datës së maturimit (deri në shumën minimale për hapjen e produktit), me ç'rast pjesa e tërhequr e depozitës llogaritet me interes sipas kqyrjes, pra 0%, ndërsa pjesa e mbetur llogaritet me interes kontraktual.
Pagesa shtesë: vetëm me një transaksion të kryer me Mastercard Debit, Mastercard World Debit, Visa PayWave Electron ose Visa Platinum në Halkbank Pagesat shtesë në sportel, urdhri i përhershëm dhe bankingu elektronik nuk lejohen.

Zgjidhja e parakohshme e kontratës

me përfundimin e parakohshëm të depozitës, banka llogarit interesin sipas kqyrjes sipas Vendimit për normat pasive të interesit të Bankës, pra 0%.