Bankingu Personal
Eksploroni shërbimin e Bankingut Personal

E disponueshme në HalkBank me qëllim që t’ju ndihmojë të menaxhoni më efikas financat tuaja, të investoni në pasuri të paluajtshme, të kurseni, të investoni në tregun e kapitalit dhe të tjera.

Dizajnuar për të plotësuar nevojat individuale financiare nga menaxhimi i shpenzimeve të përditshme deri te planifikimi afatgjatë i financave tuaja.

Përfshin transaksione të përditshme bankare si depozita, tërheqje dhe pagesa në para të gatshme, pagesa faturash, shërbime krediti dhe investimi, dhe të tjera.

privilegje

Bankieri juaj personal është specialist financiar që do t’ju ndihmojë për gjërat në vijim:

  • Zgjidh produktin e duhur - Ju ofron këshilla për produktet më të përshtatshme të kursimit, produktet kreditore, sigurimet dhe të tjera bazuar në gjendjen tuaj financiare.
  • Transaksione Bankare - Ju ndihmon në të gjitha transaksionet bankare, aplikimet për kredi dhe karta krediti, banking elektronik, pagesat brenda dhe jashtë vendit, letrat me vlerë.
  • Mbështetje e vazhdueshme - Bankieri juaj personal është personi kryesor i kontaktit për të gjitha pyetjet dhe konsultimet financiare.
  • Trajtim i veçantë - Kryerje e lehtë, e shpejtë dhe pa pritje e të gjitha transaksioneve bankare për të cilat nuk është e domosdoshme prania e klientit në degë.

Për më shumë informacion rreth shërbimit, vizitoni na në degët tona korporative në Vodnjanska nr. 1, Blvd. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54 ose Blvd. 8 Shtatori nr. 18.

Depozit VIP

depozit me normat më atraktive të interesit për MKD, EUR, USD dhe GBP me afat prej 13, 25 dhe 36 muajsh

Premium - Kredia Konsumatore

Për marrësit e pagës dhe përdoruesit e shërbimit Banking Personal në Halkbank SHA Shkup

Shuma e kredisë deri në: 2.500.000 MKD
Afati maksimal deri në: 95
Norma e interesit: 4,6% normë fikse e interesit
Aftësia kreditore: Deri në 50% të të ardhurave mujore
Norma e shpenzimeve totale: * 4,74% normë e shpenzimeve totale për një kredi në shumën prej 600.000 MKD, normë fikse interesi 4,6%, afat shlyerjeje 95 muaj, tarifë aplikimi prej 500 MKD dhe tarifë kontrolli në MKB prej 450 MKD.
Shuma e kredisë deri në: 400.000 EUR
Afati maksimal deri në: 360
Norma e interesit: 3,1% normë fikse e interesit për 10 vitet e para; për periudhën e mbetur, normë e ndryshueshme e interesit e përcaktuar si: 3 pikë përqindjeje + norma e ndryshueshme e Euribor-it 6-mujor prej 2,519% (5,519%), jo më e ulët se 5%.
Aftësia kreditore: Deri në 45% të të ardhurave mujore (me mundësi për bashkëkërkues të kredisë)
Norma e shpenzimeve totale: * 3,95% normë e shpenzimeve totale për një kredi në shumën prej 75.000 EUR, normë interesi 3,1% fikse për 10 vitet e para, 4,623% e ndryshueshme për periudhën e mbetur, afat shlyerjeje 360 muaj, tarifë aplikimi prej 500 MKD dhe tarifë kontrolli në MKB prej 450 MKD.
Shuma e kredisë deri në: 18.450.000 MKD
Afati maksimal deri në: 240
Norma e interesit: 4,9% normë fikse e interesit për 5 vitet e para; norma e ndryshueshme e interesit përcaktohet si: 1 pikë përqindjeje + norma referuese, aktualisht 4,25%, që përdoret për llogaritjen e normës së kamatëvonesës ligjore (5,25% normë nominale vjetore), jo më e ulët se 6,5% për periudhën e mbetur.
Aftësia kreditore: Deri në 50% të të ardhurave mujore (me mundësi për bashkëkërkues të kredisë)
Norma e shpenzimeve totale: 5,93% normë e shpenzimeve totale për një kredi në shumën prej 3.000.000 MKD, normë interesi 4,9% fikse për 5 vitet e para, 6,5% e ndryshueshme për periudhën e mbetur, afat shlyerjeje 240 muaj, tarifë aplikimi prej 500 MKD dhe tarifë kontrolli në MKB prej 450 MKD.

* Norma vjetore kostove totale (NVKT) ndikohet nga afati i kthimit të kredisë, shuma e kredisë, shuma e kostove të kredisë të përfshira në llogaritjen e NVKT, norma e interesit kontraktual dhe shuma e policës së sigurimit.

Kostot e Kredisë

  • 450 MKD - për verifikim në Byronë e Kreditit të Maqedonisë
  • 500 MKD - për aplikim