Karakteristikat
Përdoruesit: ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme.
Shuma e kredisë: për asetet fikse – minimumi: 5,000 EUR, maksimumi: 300,000 EUR,
për kapital qarkullues – minimumi: 5,000 EUR, maksimumi: 100,000 EUR

Qëllimi: Kredi për digjitalizim dhe transformim digjital


1) Blerja e aseteve fikse

  • Pajisje prodhimi që përfshin zgjidhje të kompjuterizuara për prodhim të automatizuar/autonom ose kursim të inputeve
  • Pajisje të lidhura me Internet of Things (IoT), pra pajisje që përfshijnë sensorë, sisteme të integruara, mësim makinerik, rrjete pa tel, sisteme kontrolli, zgjidhje të zgjuara për kursim energjie ose mbështetje të ekosistemit
  • Hardware i ri
  • Rikonstruksion i pajisjeve ekzistuese të prodhimit me software të ri
  • Software i ri
  • Licenca IT
  • Hartimi i një zgjidhjeje të specializuar (custom made) ERP
  • Hartimi i një zgjidhjeje të specializuar (custom made) EDI
  • Inteligjenca artificiale (robotë, makina autonome, etj.)

2) Blerja e kapitalit qarkullues

  • Hartimi dhe mirëmbajtja e faqeve të internetit
  • Abonim për një zgjidhje ekzistuese ERP të gatshme
  • Abonim për një zgjidhje ekzistuese EDI të gatshme
  • Kosto për menaxhimin e marketingut digjital
  • Abonim për përdorimin e shërbimeve cloud
Qëllimi – Kredi për “Efiçiencën e Energjisë (EE)” Financimi i projekteve në fushën e energjisë së qëndrueshme, pra efiçienca e energjisë (kursim energjie)
Qëllimi – Kredi për “Burime të rinovueshme të energjisë (BRE)”
Financimi i projekteve në fushën e energjisë së qëndrueshme, përkatësisht prodhimi i energjisë nga burime të rinovueshme (energji hidro, energji gjeotermale, energji nga biomasa, energji e erës, energji diellore etj.).
Afati i shlyerjes:
Për asetet fikse: deri në 8 vite duke përfshirë një periudhë faljeje deri në 12 muaj
Për kapitalin qarkullues: deri në 5 vite duke përfshirë një periudhë faljeje deri në 6 muaj
Norma e interesit: Deri në 2.9% fikse në vit
Tarifa e përpunimit: 1% e shumës së miratuar, një herë, paraprakisht
Mënyra e shlyerjes: Anuite të barabarta mujore
Valuta: EUR
Sigurimi: Sipas politikës kreditore të Bankës

Për informacione shtesë na kontaktoni ose vizitoni degën/zyrën tuaj më të afërt.

Kredi të ngjashme
për nevojat tuaja