Për të plotësuar nevojat tuaja, Halkbank AD Shkup ju ofron përdorimin e kasafortave qytetare dhe kasafortave qytetare të automatizuara me shërbim cilësor dhe konfidencialitet, në madhësi të ndryshme dhe për afate të ndryshme në këto lokacione: Drejtoria 2 në Rrugën “Nënë Tereza” nr. 1 në Shkup, Dega Qendër në Bulevardin “11 Tetori” nr. R në Shkup, Dega Tetovë në Bulevardin “Iliria” nr. 19 në Tetovë dhe Dega Gostivar në Rrugën “Goce Dellçev” bb në Gostivar.
Kasaforta mund të përdoret për ruajtjen e sendeve, dokumenteve, bizhuterive, kambialeve dhe letrave me vlerë. Nuk lejohet ruajtja e materialeve të djegshme dhe shpërthyese, armëve (përfshirë ato trofe), materialeve të prishshme dhe sendeve që ndalohet posedimi dhe qarkullimi i tyre me ligj.