Duhet të vizitoni degën më të afërt të Halkbank dhe të aplikoni për bankim elektronik për persona juridikë duke plotësuar një formular. Ofron një formular të veçantë ku mund të zgjidhni hyrje me LIB, hyrje me token ose lidhje me certifikatën KIBS ose Telekom, si dhe privilegjet e nevojshme për çdo llogari dhe për çdo kompani që kërkon qasje. Formulari është i disponueshëm edhe në faqen e internetit të Halkbank AD Shkup, në linkun vijues, nga ku mund ta shkarkoni dhe ta plotësoni, e më pas ta dorëzoni personalisht në degën më të afërt. Nëse ju nuk jeni person i autorizuar në kompani, duhet të siguroni një prokurë nga një person i autorizuar. Pas aplikimit në degë dhe nënshkrimit të kontratës, do t’ju dërgohet një kod LIB në adresën tuaj të emailit jo më vonë se deri nesër, ose do t’ju përgatitet një token me kodin përkatës PIN brenda disa ditëve të punës. Udhëzimi më i detajuar gjendet në linkun vijues.