Zgjidhje moderne për
tregti elektronike

Shërbimi E-commerce lehtëson shitjen e produkteve dhe shërbimeve përmes një dyqani online 24/7.
Nga komoditeti i shtëpisë suaj ose nga çdo vend në botë, konsumatori mund të kryejë një transaksion online në faqen e internetit me kartë pagese.
Terminali virtual POS integrohet me faqen e Tregtarit dhe mundëson disponueshmëri të vazhdueshme të dyqanit dhe arkëtim me çdo transaksion pagese
Visa ose Mastercard.

Zhvillimi i teknologjisë dhe shpejtësia e jetesës moderne imponojnë nevojën për të krijuar një përvojë më të mirë përdoruesi
dhe ky kanal po bëhet gjithnjë e më i tërheqshëm për përdorim.

Përfitimet

Përdorimi i një terminali virtual POS ofron shumë përfitime:

Pagesa në internet përmes sistemit NestPay
Transaksione pagese për shitje ose para-autorizim
Pasqyrë e të gjitha transaksioneve të pagesës përmes portalit epay
Fondet transferohen në llogarinë e pagesës ditën e ardhshme të punës, të reduktuara për shumën e komisionit të rënë dakord si tarifë nga Tregtari
Mundësi për stornim dhe anulim të transaksioneve të pagesës përmes portalit epay
Mundësi për transaksione pagese të përsëritura (recurring transactions)
Mundësi për tokenizimin e kartës së pagesës (card on file)
Mbështetje teknike 24/7

Informacione Shtesë

Për informacione shtesë mund të na kontaktoni në:

e-commerce@halkbank.mk