Përfundim i parakohshëm:
Në rast të përfundimit të parakohshëm të depozitës, Banka llogarit interes sipas llogarisë rrjedhëse, në përputhje me Vendimin për normat pasive të interesit të Bankës.
Dokumentet e nevojshme për hapjen e një depozite për fëmijë janë:
- dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) për prindin/kujdestarin ligjor
- certifikatë lindjeje e fëmijës.
Marrëveshjet e Kursimeve për Fëmijë lidhen me dy prindër/kujdestarë ligjorë, ku njëri prind/kujdestar ligjor do të hapë depozitën dhe do të nënshkruajë Marrëveshjen e Depozitës, dhe prindi/kujdestari tjetër ligjor do të nënshkruajë një Deklaratë me të cilën pajtohet me kushtet dhe përmbajtjen e Marrëveshjes së Kursimeve për Fëmijë.
Kur hapet një Marrëveshje Depozite për Fëmijë, nëse ajo nënshkruhet vetëm nga një prind/kujdestar ligjor, prindi/kujdestari ligjor mund ta hapë Marrëveshjen pa pasur të drejtë të disponojë me Depozitën, d.m.th. të bëjë pagesa shtesë dhe ta ndërpresë Marrëveshjen para kohe, derisa prindi/kujdestari i dytë ligjor të nënshkruajë Deklaratën. Në këtë rast, fëmija do të ketë të drejtë të disponojë fondet me përmbushjen e kushtit për arritjen e moshës madhore.
Në rast se ka një prind të divorcuar/të vdekur dhe e drejta ligjore i është caktuar 1 prindi/kujdestari ligjor, kur lidhet Marrëveshje Depozite, është e detyrueshme të bashkëngjitet dokumentacioni i duhur që lejon vetëm një prind/kujdestar ligjor të disponojë në mënyrë të pavarur me Depozitën e fëmijës.
Me nënshkrimin e Marrëveshjes nga njëri prind/kujdestar ligjor dhe deklaratën nga prindi/kujdestari tjetër ligjor, të dy prindërit/kujdestarët ligjorë kanë të drejtë të disponojnë në mënyrë të pavarur depozitën, d.m.th. të kryejnë pagesa dhe të ndërpresin para kohe Marrëveshjen e Depozitës.
Disponimi i fondeve të një të mituri nga depozita bëhet nëpërmjet llogarisë së pagesës së të miturit, në të cilën përfaqësuesi/it ligjorë kanë të drejtë të disponojnë me të në përputhje me marrëveshjen që rregullon funksionimin e llogarisë së pagesës.