HALK MOBI POS
NJË DIMENSION I RI I PAGESAVE
MOBILE NË BIZNESIN TUAJ
Halk Mobi POS është një zgjidhje inovative që mundëson që smartphone-i juaj Android të funksionojë si një terminal POS portativ për kryerjen e pagesave pa kontakt. Duke përdorur teknologjinë NFC të integruar, pajisja juaj mobile ose tableti bëhet një platformë e sigurt për transaksione të shpejta dhe të sigurta.
Aplikacioni është i pajtueshëm me të gjitha pajisjet Android që mbështesin NFC dhe mundëson pagesa me kartat Mastercard dhe Visa, si dhe nga pajisje të tjera pa kontakt – telefon mobil, orë inteligjente, unazë, byzylyk, varëse dhe të ngjashme.
Mënyra e pagesës është identike me terminalin klasik POS, por të gjitha pagesat janë ekskluzivisht pa kontakt, gjë që e bën procesin më të shpejtë dhe më të thjeshtë.
Aplikacioni është i certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë PCI DSS, duke garantuar një nivel të lartë mbrojtjeje të të dhënave dhe siguri në çdo transaksion.
Zgjidhni Halk Mobi POS dhe sillni një dimension të ri të pagesave mobile në biznesin tuaj – thjeshtë, shpejt dhe me besueshmëri.