Karakteristikat

Fakti që Halkbank AD Skopje i kupton nevojat e kompanive dhe i përshtat vendimet e saj sipas nevojave individuale të biznesit, dëshmohet edhe nga besimi që gëzon ndër kompanitë në vend. Ne jemi gjithmonë të gatshëm t’i përshtatim shërbimet dhe produktet tona për secilën kompani veçmas, në përputhje me karakteristikat Tuaja, me qëllim të shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve dhe potencialit Tuaj për punë dhe zhvillim.

Ne ofrojmë mbështetje financiare dhe këshillim të orientuar drejt zhvillimit të kompanive përmes financimit afatgjatë në projekte investuese, si më poshtë:

Blerja e makinerive dhe pajisjeve, automjeteve dhe zgjerimi i kapaciteteve;
Rikonstruksioni i kapacitetit ekzistues të biznesit;
Blerja ose ndërtimi i hapësirës afariste;
Refinancimi i investimeve tuaja nga burimet vetjake, etj.
Shuma e kredisë, afati i shlyerjes dhe dinamika, si dhe mundësia për periudhë grace përcaktohen në përputhje me burimet e planifikuara të financimit, rrjedhën e përshtatshme të parasë (cash-flow) dhe planin e biznesit për investime që klienti do të paraqesë në Bankë.
Sigurimi: Sipas politikës kreditore të Bankës.
Halkbank SHA Shkup, gjatë financimit të personave juridikë, përveç mjeteve të veta, klientëve të saj u ofron edhe kredi nga linjat kreditore.

Për informacione shtesë, na kontaktoni ose vizitoni degën/ekspozitën tuaj më të afërt.

Kredi të ngjashme
për nevojat tuaja